Në Shqipëri

Travel notes

Të lexosh Böll-in në Tiranë

“Magjia e pastoli e Tiranës së dikurshme”, më thotë Artan Puto, një historian i ri shqiptar, redaktor i revistës “Përpjekja”, “nuk ekzistonmë”. Shtimi i ndërtimeve pa kokë e pa bisht duket sikur e ka përpirë qytetin. Nga veranda e rrokaqiellit të Coin-it, njërit prej atyre vendeve ku – nën një diell ende të vakët fundnëntori – “shoqërisë së lartë” shqiptare të ditëve të sotme i pëlqen të ulet në tryezë dhe të porosisë një kapuçino, dallohet qartë shndërrimi i stuhishëm i kryeqytetit. Do të duhej një fi lm i madh si “Mosha e pafajësisë” i Scorsese-s, më thotë prapë Puto, për të përshkruar ritet upper class-ës së veçantë që na rrethon, kodet, veshjet, status symbol-et, shtëpitë, pushimet e saj… Midis saj dhe imazheve të rrëmujës së viteve të para të nëntëdhjetës është në mes një galaktikë.

“Cilët janë pasanikët e rinj?”, e pyes. “Si u krijua pasuria e re?”

The Italian Navy vessel Sibilia, which collided with the Albanian ship Kateri i Rades after it left from the Albanian port city of Vlore with 142 people on board. Photo: Eugenio Castillo. Source: Wikipedia

“Me fluksin e parave të ardhura nga organizatat ndërkombëtare, para së gjithash. Dhe pastajme ndërtimtarinë. Para njëzet vjetësh Tiranakishte 250 mijë banorë, tani ka pothuajse njëmilion”. Zotërinjtë e këtij shndërrimi rrënjësor urbanistik janë padronët e vërtetë të Shqipërisë bashkëkohore. Por tani, pasi lulëzoi për një periudhë 15 vjeçare, perandoria e tyre e vogël po fillon të kërcasë nën krizën e tullës. Shumë vetë dorëzohen, më të shkathëtit dhe grabitqarët arrijnë të investojnë sërish gjetiu. Për shembull, në përqendrimet e mëdha editoriale (të njohurapër faktin se e paguajnë një hiçgjë punën e gazetarëve) apo në biznesin tërësisht shqiptar të shkollave dhe të universiteteve private. Tirana numëron të paktën tridhjetë (universitete private), me pagesa që sillen rrotull 200-300 eurove në muaj (pak a shumë rroga e një nëpunësi shtetëror). Shumë prej tyre janë shpërndarëse të një cope letre (dhe ne italianët, me ngjarjen e trishtuar të Renzo Bossi-t dhe të entourage-it legist, dimë diçka). Disa të tjera, më seriozet, formojnë klasën e re të mesme. Kurse bijtë e elitës shkojnë për studime drejt e në Londër apo në Shtetet e Bashkuara.


Kam ardhur në Tiranë për Panairin e Librit. “Mbytja e anijes”, libri im mbi fundosjen e Katërit të Radës pranë brigjeve puljeze më 1997, sapo është përkthyer në shqip. Megjithëse është pritur pozitivisht nga shtypi “liberal”, kam përshtypjen se një punë e gjatë kapërcimi mbi të gjitha ngjarjet e viteve nëntëdhjetë (dhe sidomos pikërisht mbi kataklizmën e 1997-ës) ka rënë mbi Shqipërinë e re. E vërtetoj këtë duke biseduar me shkrimtarin Ardian Vehbiu, autor tregimesh mbi periudhën totalitare dhe të një eseje me titull “Kundër purizmit” (Contro il purismo, Botimet Dudaj 2012) mbi vërshimin e nacionalizmit identitar. “Dramat e së shkuarës i interesojnë vetëm një pakice të ngushtë intelektualësh”. Gjithë të tjerët duan t’i harrojnë disa lloj ngjarjesh, sepse janë sinonim i vuajtjes, mjerimit, kaosit. Jo vetëm pasanikët e rinj: edhe klasa shumë e ngushtë e mesme apo populli i periferive që grumbullohet në dyert e qendrës dhe që mezi arrin në fund të muajit. Duan t’i shmangin edhe studentët që grumbullohen të shumtë në numër midis stendave të panairit: shikojnë përpara, ëndërrojnë gjëra të tjera.

Ky kapërcim ka dy pasoja. E para është se prania e Italisë (ende e dukshme në emrat e bankave, të restoranteve apo në raftet e supermarketeve) duket se po avullon. Nuk jemi më toka e premtuar dhe është vërtet shumë vështirët ë gjesh një shqiptar nën 25 vjeç që ta kuptojë italishten: një gjë e pamendueshme deri para 10 vjetësh. Tani të rinjtë flasin një anglishte të përkryer, shumë më tepër se bashkëmoshatarët e tyre të përtej Adriatikut. (Natyrisht, paaftësiajonë për të nisur një dialog real transkombëtardhe për të kuptuar shndërrimet rrënjësore tëvendit fqinj, është aleati kryesor i këtij avullimi.)

E dyta është se, me kapërcimin e një kujtese kritike të viteve nëntëdhjetë, është fshirë edhe mundësia për një hetim objektiv mbi përgjegjësitë politike. Sot Shqipëria duket një prej vendeve më të lira në botë, e megjithatë në pushtet janë po ata njerëz që, duke ardhur nga radhët e partisë së vjetër komuniste (radhët e treta, të katërta), ishin në pushtet që në gjysmën e parë të viteve nëntëdhjetë. Vehbiu më thotë: “Struktura e gjuhës publike, ndërtimi sintaksor i frazave të shqiptuara nga ministrat apo nga liderët politikë, është po ajo e tridhjetë viteve më parë. Ndryshojnë kryefjalët e fjalive (në vend të komunizmit, mbase flitet për Europën), por mënyra e të folurit është po ajo”.

Si për të fshehur këtë vazhdimësi dhe problemet që brengosin nëntë të dhjetat e shoqërisë, kryeqyteti është mbështjellë nga një numër i stërmadh flamurësh kombëtar. Kremtohet 100-vjetori i pavarësisë shqiptare të 1912-ës, por nuk janë vetëm pëlhurat zyrtare të varura nëpallatet e pushtetit përgjatë bulevardit. Nga çdo pallat dalin 6-7 flamuj, si të ishim në prag të një fi naleje botërori.

Panairi i librit mbahet në Pallatin e Kongreseve, në një cep të qytetit, impianti urbanistik i të cilit është ende ai i pushtimit fashist. Të duket sikur ndodhesh brenda një riprodhimi të vogël të Eur-it. Hapësira të gjera, shtyllnaja madhështore racionaliste. Mes librave të shitur janë të shumtë autorët italianë. Si klasikët e nëntëqindës (Calvino, Buzzati, Silone, Levi…) ashtu edhe ata të kohëve më të fundit (Eco, Tabucchi, Ammaniti, Saviano, Carmine Abate, Michela Murgia…). Por në përgjithësi të bie menjëherë në sy se si shqiptarët janë një popull përkthyesish të më dhenj. Nuk ka autor europian apo amerikan pak a shumë të njohur që të mos jetë përkthyer. E megjithatë – më vë në dukje një gazetar – cilësia e përkthimeve lë shpesh për të dëshiruar: “Shumë përkthyes kanë shkatërruar edhe çmimet Nobel…”.

Botuesja ime, Arlinda Dudaj (pikë referimi për shtëpitë botuese italiane, nga Mondadori te Feltrinelli) më thotë në mirëbesim se kriza e botimeve po fillon të ndihet edhe këtu, në po ato forma dhe me po ata numra të pamëshirshëm të Italisë. Shumë botues ankohen se kanë humbje prej 20-30%. Ndoshta do të jenë të paktë ata që do të mbijetojnë në vitet e ardhshme në një vend ku kriza ekonomike duket se varet para së gjithash nga kriza ekonomike e dy fqinjëve më të mëdhenj, Italisë dhe Greqisë.

Mes librave që blej, ai që ma tërheq më shumë vëmendjen është përkthimi në shqip i “Me syrine një klouni” i Heinrich Böll-it. E ka përkthyer Ardian Klosi, shkrimtar kozmopolit, gazetar, botues i stërholluar, ekologjist, një nga zërat më interesantë dhe të mprehtë të Shqipërisë pastotalitare. Në pranverën e shkuar Klosi vrau veten dhe vetëvrasja e tij – nga tronditja e thellë që shkaktoi në një rreth të gjerë miqsh, intelektualësh, shokësh rruge, militantësh politikë – më kujtoi atë të Alex Langer-it. Më bëri shumë përshtypje përkthimi i tij i Böll-it, botuar para tre vjetësh, sepse një në pesë faqe të librit është në sfond gri. Kur pyeta të mbesën për arsyen e kësaj, m’u përgjigj se “faqet gri” (nja pesëdhjetë) janë ato të censuruarat nga regjimi në botimin e parë të 1985-ës. Flasin për seks, fe’, dashuri… (“tema të ndaluara asokohe”). Klosi deshi ta botonte në këtë formë editoriale librin e ri. Dhe nuk mund të kishte fotografi më të pamëshirshme sesa çmenduria e diktaturës: një nga librat më të egër kundër procesit pakidermik të denazistifikimit të Gjermanisë, i censuruar për moralizëm të errët.

Në mbrëmje, shëtis i vetëm nëpër rrugët e Bllokut, dikur qyteza e ndaluar ku banonin të rrethuar nga ushtarët diktatori, anëtarët e Byrosë Politike dhe familjet e tyre. Sot ka mbetur më këmbë vetëm ndonjë ndërtesë, sidomos rezidenca e Enver Hoxhës, tashmë e pabanuar. Blloku është zemra e shndërrimit ndërtimor të kryeqytetit. Aty banon upper class-a e re. Dhe natën lokalet, diskotekat, lounge bar-et e tij (që janë në një numër të tepërt, sikur të ishim Trastevere) mbushen me njerëz që vijnë me Suv apo me Mercedes. Ja ku është zemra e pushtetit social-ekonomik dhe sidomos estetik e Shqipërisë së re: marrja e Pallatit të Dimrit ka ndodhur me pije dhe muzikë të zhurmshme.

Në udhëtim drejt Jugut

Njëherë, Pasolini tha pak a shumë se Bota e Tretë fillonte në periferitë e Romës. Të njëjtën gjë mendova duke shëtitur nëpër Tiranë. S’është nevoja të shkosh në periferinë e skajshme. Mjafton të largohesh nja njëqind metra nga rrjeti i rrugëve qendrore: që prapa ambasadës amerikane fillon një botë tjetër, thellësisht e ndryshme nga ajo e Bllokut dhe e Bulevardit. Një labirint rrugicash të rrëmujshme, pallatesh të rrënuara, asfalti që shqepet, pellgje me ujë… Por edhe jashtëzakonisht tregtiza që çfarë nuk shesin, ambulantë, kafene popullore të mbushura në çdo orë të ditës dhe të natës: një gëlim jete levantine. Shqipëria është një mbivendosje rrafshesh kohore dhe urbanistike të ndryshme. Mbase është e tepërt të përdorim kategorinë e Botës së Tretë (tek e fundit, kështu ishte edhe për periferinëromane). Por me siguri ka një botë tjetër që ngjishet pas dyerve të zhvillimit të shtrembëruar, që nganjëherë duket se ka mbështjellë vendin. Një botë e përbërë nga burra dhe gra që shqepojnë.

Me Fatos Lubonjën (shkrimtar që, i dënuar me punë të detyruar nga regjimi, ka jetuar 17 vite të gjata në një gulag) diskutova gjatë për numrin e fundit të revistës që drejtohet prej tij, “Përpjekja”: një numër monografik që çmonton mitin kombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, atij që në shekullin XV u bëri ballë për më shumë se dy dhjetëvjeçarë forcave të mëdha të perandorisë otomane. Numri doli pikërisht në javët kur po intensifikoheshin festimet për 100 vjetorin e pavarësisë shqiptare (që bie më 28 nëntor) dhe impianti i tij i fortë antinacionalist nuk mund të mos stononte në këto ditë euforie patriotike.Teza që mbështet Lubonja është interesante.Skënderbeu, thotë, qe miti kryesor përreth të cilit u ndërtua nacional-komunizmi shqiptar, ideologjie regjimit gjithnjë e më e asfiksuar, por e nevojshme, dora-dorës që Enver Hoxhës prishej – një nga një – me të gjitha shtetet e tjera të universit marksist-leninist dhe e mbyllte vendinbrenda kufi jve të tij. Sot ajo ikonografi, vazhdon Lubonja, nuk është hedhur poshtë. Përkundrazi, në një formë të veçantë vazhdimësie, përdoretpër qëllime të tjera. Nga nacional-komunizmi është kaluar në nacional-europeizëm. Miti i Skënderbeut (duke ia ushqyer tiparet anti-antiperëndimore) bëhet funksional në kërkesën për hyrjen në BE. Një lojë pasqyrash me të vërtetë paradoksale.

E megjithatë kam përshtypjen se nacionalizmi i ri shqiptar, përveçse fsheh krizën shoqërore të vendit, fsheh artifi cialisht ndryshime të tjera krahinore. “Lufta politike po krahinarizohet”, më thonë në mirëbesim shumë vetë. Sali Berisha perceptohet gjithnjë e më shumë si një njeri i Veriut dhe pikërisht në Veriun rural, në kufirin me Kosovën, ka kështjellën e tij. Anasjelltas, Partia Socialiste, ngaherë e fortë në Jug, e “meridionalizon” më tej vizionin e vet për Shqipërinë. Harta politike e vendit është gjithnjë e më e ndarë më dysh dhe këto ndarje duket se ndjekin pikë për pikë, ndër të tjera, ndryshimet gjuhësore. Tirana, kryeqyteti i ndryshuar rrëmujshëm, objekti më i lartë i luftës politike, është në mes.

Që nacionalizmi mbulon një krahinarizëm të fortë, kjo mund të nuhatet edhe duke u endur nëpër vend. Në Vlorë, për shembull, qyteti prej nga filloi procesi i pavarësisë më 1912, të kujtosh ato ngjarje do të thotë të kujtosh pothuajse vetëm Ismail Qemalin, njëfarë Mazzini shqiptar, me origjinë pikërisht prej këtej. Portreti i tij gjendet kudo në qytetin në breg të detit. Në të kundërt, më duket se kujtimi i tij është ridimensionuar shumë në kryeqytet.

Shkova në Vlorë për një prezantim tjetër tëlibrit tim. Me djemtë e shtëpisë botuese “Dudaj” e përshkuam gjithë vendin me makinë: një autostradë e gjatë pa taksë e bashkon tashmë Shqipërinë nga Veriu në Jug. Në të djathtë dhe në të majtë, mes pompash të panumërta benzine Taçi Oil (Rezart Taçi është afaristi shqiptar i naftës që donte të blinte klubin e futbollit të Bolonjës) shtrihet një vend shumë i ndryshëm nga Tirana. Durrësi është një qytet që e ka shkatërruar bregdetin e tij me një seri të pafundme hotelesh dhe pallatesh të mëdha që arrijnë deri në buzëtë detit. Betonizimi i bregut, shpesh i arritur me stoli të vërteta të së papërfunduarës, është një nga masakrimet më të mëdha të Shqipërisë bashkëkohore. Tjetri është ai i asgjësimit të mbeturinave. Në një vend ku gjysma e banorëve të tij jeton ende nëpër fshatra, shumica dërrmuese e plehrave digjet në dritën e diellit. Kjo mund të ishte ende e përballueshme para 30 vjetësh. Por sot, me një vend të pushtuar nga plastika në çdo përroske të tijën, po hidhen bazat për një katastrofë ekologjike.

Në Fier mund të dallosh ende shumë tipare të Shqipërisë së vjetër. Kioskat e vogla të ndriçuarakeq, tezgat me gjela deti të gjallë të ekspozuar mirë, baret e varfra ku pihet raki apo kafe alla turka… “Të pëlqen ekzotizmi”, më drejtohet botuesja ime Arlinda Dudaj, duke demaskuar me pak fjalë atë që Edward Said-i do ta damkoste si orientalizëm shumë të keq. E megjithatë, pak kilometra pas fundit të qytetit, nuk mund të mbetem i shtangur përpara një serre të vjetër xhami që shtrihet për disa hektarë. Tashmë serra nuk përdoret, por xhami është ende aty, në vendin e vet: një katedrale inxhinierie bujqësore në mes të arave. Në Jug, Shqipëria është një rrokullisje ullinjsh, jo shumë e ndryshme nga bregu i përtejdetit, ai salentin.

Gjatë edicionit të fundit të Torino Film Festival-it u prezantua “Anija” (La nave), një film i Roland Sejkos që rrëfen 30 vitet e fundit të historisë shqiptare përmes udhëtimeve të shpresës drejt Italisë: niseshin pikërisht nga bregu përgjatë të cilit po zbresim. Jashtëzakonisht të shumta janë imazhet dhe intervistat që kujtojnë për shembull zbarkimet e para shqiptare në Brindizi, në marsin e 1991-shit, pesë muaj para mbërritjes së anijes Vlora në portin e Barit.

Është një fi lm shumë i bukur ai i Sejkos, sidomos sepse përdor gjerësisht materiale të vjetra të televizionit shqiptar: materiale që na lejojnë të perceptojmë një botë (jeta nën barrën e totalitarizmit, dëshira për të ikur) që sot është zhdukur. Ka, pastaj, imazhe bardhë e zi që të lënë pa frymë. Shfaqin një proces popullor të zhvilluar në Berat në janarin e 1978-ës. Disa djem (“njerëz të degraduar në jetën private dhe shoqërore”) dënohen me vdekje për faktin e thjeshtë se u pëlqen muzika italiane dhe se kanë organizuar (të paktën kështu thotë akuza) një udhëtim për t’u arratisur.

Mendja më shkon te vështrimet e tyre të akulluara nga frika, në çastin kur jepet vendimi, ndërsa përshkojmë periferinë e Vlorës. Këtu prania e Italisë dhe e gjuhës italiane duket se është ende e fortë, më e fortë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë. E megjithatë, edhe këtu, duke vështruar bregun e ndryshuar, ndërtimet mbi shkëmbinjtë bregdetarë, fshatrat për turistët që në verë vijnë nga Veriu i vendit apo nga pjesa tjetër e Adriatikut, mendoj se ato vështrime të tmerruara janë diçka që i përket arkeologjisë.

Pas prezantimit të librit, nuk kemi kohë të vazhdojmë më tutje drejt Jugut, në mbrëmje duhet të kthehemi në Tiranë. Sa keq… I nxitur nga sa po më tregonte në makinë Artan Puto, do të doja të shihja Ksamilin, pikën më jugore të Shqipërisë, dhjetë kilometra pas Sarandës, mu përballë ishullit të Korfuzit. “Më parë”, më thotë Puto duke nënkuptuar “në kohën e regjimit”, ishte një kopsht shumë i bukur me portokaj, një spektakël i natyrës dhe i dorës së njeriut. Sot nuk është më: u çrrënjos nga industria e turizmit, si shumë gjëra të tjera në Shqipërinë e re.

Tekefundit, mendoj me vete, më mirë që nuk e pashë. Diku kam lexuar se shkatërrimi i një agrumishteje është një nga krimet më të këqija kundër qytetërimit. Por megjithëse përpiqem, përgjatë rrugës që na kthen drejt kryeqytetit të veshur me flamuj për festën e pavarësisë kombëtare, s’më kujtohet se ku.

Prapë mbi kapërcimin e 1997-ës

Dua të jem më i saktë. Nga të gjitha gjërat që më bënë përshtypje në këtë udhëtim të fundit në Shqipëri, kapërcimi i revoltës së ’97-ës (një shpërthim i egër dhune që shkaktoi tre mijë të vrarë në pak muaj) është ai që më habiti më shumë. Në të gjitha kanalet televizive shqiptare, publike dhe private, më rastisi shpesh të shihja në këto ditë një spot propagandues të porositur nga qeveria Berisha. Në pak sekonda kujtohen 100 vjet të historisë shqiptare, nga pavarësia e 1912-ës te festimet që na rrethojnë në 2012-ën. Janë të gjithë protagonistët e historisë kombëtare: deri edhe Enver Hoxha duket sikur është rifutur në panteon (njësoj sikur ne, gjatë 150 vjetorit të Bashkimit të Italisë, të kishim kujtuar në të njëjtën mënyrë Cavour-in, Manzoni-n dhe Mussolini-in…). Një hapësirë e gjerë ikonografike u jepet lëvizjeve kundër regjimit (me Berishën asokohe lider të opozitës) dhe udhëtimit të anijes Vlora drejt brigjeve puljeze. Pastaj hidhet në datat e shekullit të ri. Në mes, një vrimë e stërmadhe duket sikur mbështjell vitin 1997 dhe përgjegjësitë e tij politike. Si të ishim në një libër të Dick-ut, një pjesë e së shkuarës kombëtare është përpirë në hiç.

Kanë kaluar 15 vjet nga 1997-a, nga shembja e piramidave fi nanciare dhe nga kaosi që pasoi ato, një kaos që ne e perceptuam vetëm si rrezik të një vale të re zbarkimesh. Në fakt, ata muaj janë një moment kyç për të kuptuar historinë bashkëkohore shqiptare. Një vend i dalë nga sistemi më i rreptë stalinist dukej sikur po shembej papritur nën iluzionet e fitimeve të lehta. Një ngjarje rastësore? Jo, përkundrazi. Kishte përgjegjësi të qarta, të rrënjosura politike. Ishte një qeveri dhe një president republike (vetë Sali Berisha), të përkrahur nga shumë ambasada perëndimore, që i kishin nxitur njerëzit e zakonshëm të investonin në piramidat financiare: kur manifestimet gjithnjë e më oqeanike u kërkuan atyre të dorëhiqeshin, u ngujuan në pushtet. Kundër tyre, partitë e opozitës nuk u treguan në lartësinë e ngjarjeve. Kriza shqiptare e ’97-ës lind prej këtej, prej ndërthurjes midis bizantinizmit politik dhe shkatërrimit ekonomik. Pas shtypjes së dhunshme të një revolte të drejtë shoqërore dhe politike, Shqipëria ra në kaos dhe sidomos në Jug kontrolli u mor për disa muaj nga banda të armatosura.

Atyre muajve, pikërisht Fatos Lubonja u kushtoi një roman, 1997. “Apokalipsi i rremë” (1997. Una falsa apocalisse, Marin Barleti, 2010), një prej atyre librave që e mora me vete në Shqipëri njësoj si të ishte hartë historiko-gjeografike. Nuk është një ese, nuk është një libër kujtimesh, por një roman historik që sillet rreth alter ego-s Fatos Qorri: një roman ku faqe të ditarit të protagonistit alternohen me një rrëfim në vetën e tretë, që mban parasysh spazmat e mbarë vendit. Ajo çka rrëfehet në libër është dramatikisht e vërtetë: apokalipsi i titullit është në ngjarjet që ndoqën njëra-tjetrën gjithnjë e më traumatike. Nëse tingëllon “i rremë”, ndodh ngaqë protestat dolën nga duart. Revolta u bë anarki dhe në fund një mantel u rimbyll në mënyrë gatopardeske mbi vetveten, pa ndryshuar asgjë.

Në atë kohë Lubonja pati një rol aktiv në shoqërinë civile. Bashkë me Kurt Kolën dhe Daut Gumenin qe ndër frymëzuesit kryesore të Forumit për Demokraci: një kartel heterogjen shoqatash, ish të përndjekurish politikë, opozitarësh të thjeshtë, që mëtonte një kthesë. Në rugën e re të vendosur përreth Sali Berishës (që pastaj u rikthye në pushtet edhe në shekullin e ri) kishte, në fakt, shumë vjetërsira.

Në një intervistë dhënë kohët e fundit revistës shqiptare “Mapo” dhe përkthyer në italishte në sajtin “Albanianews”, Lubonja ka pranuar: “Ndoshta pikëpamja ime ishte pak idealiste: të përfundonim në ’97-ën atë që nuk qemë në gjendje të bënim në ’91-shin, t’i shembnim vetë mbeturinat e diktaturës, jo vetëm nëpërmjet rënies së Murit të Berlinit”. Dhe prapë: “Atë shpërbërje unë e konsideroj gurin kilometrik të gjithçkaje që ndodhi më pas: të faktit që kemi një klasë politike që mendon vetëm për veten e saj, pasurohet, bën gjithçka që do, ku ka vrasje, shkatërrime, rindërtime dhe në fund nuk ndëshkohet njeri”.

Përtej gjykimeve të ashpra politike, ndër të tjera plotësisht të pranueshme, “1997” është një libër i aftë të na kthejë një epokë dhe të na shpjegojë se sa nga ajo e shkuar e harruar është ende e mbështjellë në cist në rropullitë e Shqipërisë që rend drejt një të ardhmeje të pasigurt. Në njëfarë pike, në lidhje me ditët më të egra të Vlorës, Lubonja shkruan: “Shtinin të gjithë drejt qiellit. Rreziku më i madh ishte çmenduria dhe paniku i njerëzve që nuk dinin se çfarë po ndodhte dhe se çfarë do t’u ndodhte atyre vetë të nesërmen. Dukej si një ngjarje apokaliptike, por ishte një apokalips i rremë. Nuk do të sillte asnjë gjë të re.Thjesht do t’i linte gjërat ashtu siç ishin”.

Është një pyetje që më vërtitet gjithnjë e më shumë në kokë: a është e mundur të krijohen bazat për një histori të ndarë midis dy brigjeve të Adriatikut? A është e mundur të bëhet vërtet? Romane, tregime dhe hetime që përpiqen të ngrihen nga uni më i vogël dhe të shikojë përtej pjesës së vet, duket se shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Ndoshta nuk janë të shumtë, por janë. Dhe nganjëherë janë të vetmet armë që kemi kundër trupave të kapërcimit.

Pasthënie: Fitorja e Edi Ramës

Fitorja e koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga Edi Rama në zgjedhjet e fundit shqiptare shënon ndoshta fundin e parabolës së gjatë në pushtet të Sali Berishës: kryeministër prej tetë vjetësh, por sidomos president i Republikës në vitet e para të paskomunizmit dhe gjatë krizës shumë të rëndë të 1997-ës. Berisha, në drejtimin e Partisë Demokratike, qe njeriu i fortë i tranzicionit kundërthënës pastotalitar në një hark kohor kur bizantinizmi i politikës iu bë pengesë shndërrimeve të shpejta të shoqërisë.

Zgjedhjet e fundit na thonë shumë për “vendin përballë”: çfarë dialogu do të mund të vendoset në vitet e ardhshme? Thyerja e PD-së qe e pastër. Me gjithë abstenimin e madh, vota kundër Berishës zbulon se pjesa më e madhe e shqiptarëve që shkuan në kutitë e votimit treguan se Shqipëria është përpara një bigëzimi: t’i japë fund kohës së tranzicionit të gjatë dhe të ecë drejt integrimit europian, që të gjithë duken se e dëshirojnë, apo të marrin hua veset më të këqija të së shkuarës.

Kandidati socialist Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011, ka mishëruar shpirtin e ndryshimit. E megjithatë ka dy shkëmbinj të rëndë në rrugën e tij. I pari: përtëritja e thellë e Partisë Socialiste të trashëguar nga Fatos Nano duhet ende të kryhet plotësisht, është bërë vetëm gjysma e rrugës. E dyta: aleati i tij kryesor, Ilir Meta (me forcën e 18 deputetëve në 84 të shumicës së re), ishte aleat i Berishës deri gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Për denigruesit e tij, Meta (i larguar nga vetë Partia Socialista) është simboli i transformizmit shqiptar. Në janar të 2011-ës opozita organizoi një manifestim oqeanik kundër një rasti korrupsioni të rëndë që kishte si protagonist zëvendëskryeministrin e atëhershëm Meta. Garda shtiu mbi turmën dhe vrau katër vetë. Tani Rama u shtrëngua të bëhej aleat pikërisht me të për të mundur Berishën. Çfarë kushtëzimesh do të ketë qeveria e tij?

Megjithatë në Shqipëri duket se fryn një erë e re. Rama nuk u votua vetëm nga të rinjtë dhe nga shtresat e mesme qytetëse, partia e tij fitoi pothuajse në të gjitha provincat e vendit: jo vetëm në Jug, por edhe në disa ish fortesa të PD-së në Veri.

Për të kuptuar se cilat mund të jenë vijat udhëheqëse të qeverisë që do të kryesojë, duhet lexuar libri i tij i fundit, “Kurban”, një përzierje mes memuarit autobiografik dhe esesë politike, që në Shqipëri shiti sa një bestseller (më shumë se 20 mijë kopje). “Kurbani” është para së gjithash një aktakuzë e rëndë kundër korrupsionit të politikës dhe servilizmit të intelektualëve dhe gazetarëve, që shpesh sillen njësoj sikur regjimi të mos kishte rënë kurrë. Dy tema shumë të nxehta në vitet e funditi.

Rama duket se është shumë i kujdesshëm edhe ndaj rrezikut që Shqipëria të shtrembërohet nga një urbanizim i sëmurë (që deri tani është keqadministruar si nga e djathta, ashtu edhe nga e majta e rreshtimit politik, edhe në vitet kur Rama ishte krybashkiak i kryeqytetit). Kjo,bashkë me përtëritjen e institucioneve, do të jetë njëra nga bankëprovat e qeverisë së tij të koalicionit: pikërisht në tema të tilla qeveria Rama do të duhet të tregojë se është me të vërtetë në lartësinë e thirrjeve të bëra nga autori i “Kurbanit”. Përndryshe, por le të shpresojmë se nuk do të ndodhë, zhgënjimi do të jetë shumë i madh.

Published 13 May 2014
Original in Italian
Translated by Adrian Beshaj
First published by Lettera internazionale 114 (2012) (original Italian version excluding "postface"); Wespennest 166 (2014) (German version); Alessandro Leogrande, Adriatiku. Tirana: Botimet Dudaj 2013, p. 38-61; 71-74 (Albanian version)

Contributed by Wespennest © Alessandro Leogrande / Wespennest / Eurozine

PDF/PRINT

Newsletter

Subscribe to know what’s worth thinking about.

Related Articles

Cover for: Albania: Obstructed democracy

Reforms that would bring Albania further towards EU accession remain hampered by corruption and lack of political will. Prime minister Edi Rama, now into his third term and without a serious challenger, embodies the contradictions of the West Balkan country’s hybrid democratic system.

Discussion