Latest Articles


29.10.2014
Rosa Liksom

Finland, Lapland, Russia and me

The Tornio River forms the border between Sweden and Finland, and flows into the Gulf of Bothnia in the Baltic Sea. Throughout the ages, writes Rosa Liksom, the world's travellers have navigated the river with a view to finding out about the mystical North. [ more ]

29.10.2014
Eurozine Review

A centre receding

29.10.2014
Svenja Ahlhaus

Animals in parliament?

29.10.2014
Hugues Lagrange

Mediterranean youth uprisings

29.10.2014
Ulrich Brand

Degrowth: Birth of a movement?

New Issues


28.10.2014

A2 | 20 (2014)

Soumrak literární kritiky [Twiligth of literary criticism]
24.10.2014

Wespennest | 167 (2014)

Norden
23.10.2014

Glänta | 2/2014

Migration #2
23.10.2014

Mittelweg 36 | 5/2014

Politische Tiere [Political animals]

Eurozine Review


29.10.2014
Eurozine Review

A centre receding

"Glänta" remaps migration; "Wespennest" heads north; "Mittelweg 36" engages in animal politics; in "Blätter" Marc Engelhardt slams the snail's pace of the Global North's response to Ebola; "Esprit" discerns the rehabilitation of the public sphere in Mediterranean youth uprisings; in "Letras Libres" Mark Lilla asks if there's a Plan B for non-democracies; "Res Publica Nowa" says that what Poland needs now is creativity; and "A2" finds the morphing of lit crit into advertising copy distasteful.

15.10.2014
Eurozine Review

This revolutionary moment

17.09.2014
Eurozine Review

Independence in an age of interdependence

03.09.2014
Eurozine Review

Was Crimea a preliminary exercise?

06.08.2014
Eurozine Review

What are you doing here?



http://www.eurozine.com/articles/2011-05-02-newsitem-en.html
http://mitpress.mit.edu/0262025248
http://www.eurozine.com/about/who-we-are/contact.html
http://www.eurozine.com/articles/2009-12-02-newsitem-en.html

My Eurozine


If you want to be kept up to date, you can subscribe to Eurozine's rss-newsfeed or our Newsletter.

Articles
Share |

Njė himn pėr hibridizimin

Globalizimi dhe paradigma moderne perėndimore

Ndarja e botės nė "Perėndim dhe kusur" ėshtė njė shtrembėrim, shkruan Ales Debeljak. Globalizimi kulturor nuk ėshtė njė transplantim i ideve dhe teknologjive perėndimore nė planetin tonė, por pėrshtatje e tyre nė pėrputhje me kėrkesat lokale. Hibridizimi, produkti i njė periudhe afatgjatė, qėndron nė thelb tė paradigmės perėndimore tė ditėve tona.

Tė flasėsh pėr kulturė nė njė kohė qė kemi krizė ekonomike dhe politike globale duket pothuajse e turpshme. Por unė ngul kėmbė nė synimin tim. Po paraqes dy arsye pėr kėtė ndėrmarrje.

E para ėshtė bindja qė kam se shkėmbimi i produkteve tė krijimtarisė kulturore i shėrben jetės sė njė bashkėsie njerėzore dhe i jep domethėnie tė pėrkohshme kėrkimit tonė pėr njė pėrvojė mė tė mirė, mė tė stėrholluar dhe mė tė plotė tė realitetit. Ēdo individ ka nevojė tė kėrkojė domethėnie brenda kuadreve kulturorė tė mbivendosur, tė cilėt xixėllojnė – sikur edhe nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt – me bukurinė drithėruese tė tė tashmes qė pėrjetojmė, si mjet pėr t'u ruajtur mė mirė nga robėria e banalitetit.

Arsyeja e dytė ėshtė qė kultura nuk pėrbėn thjesht njė mjet tė volitshėm pėr rritjen e tė ardhurave kombėtare ose lokale bruto: ajo ėshtė diēka shumė mė tepėr se kėto.

Kultura ėshtė njė hapėsirė e hapur pėr lojė dhe kritikė, imagjinatė dhe meditim. Pėrvojat e veēanta dhe vizionet kolektive fekondohen dhe depėrtojnė tek njėri-tjetri, dhe prodhojnė, nė kėtė mėnyrė, ide specifike pėr ekzistencėn njerėzore dhe plotėsimin e vetvetes, moshėn e kaluar dhe vdekjen. Nė fakt kultura ėshtė laboratori hijerėndė i domethėnies.

Meqenėse s'kam ndėrmend tė ndaj qimen mė katėrsh si akademik, do tė shprehem troē. Ajo qė kam ndėrmend kur them "kulturė", janė veēantitė qė karakterizojnė njė grup nė njė kohė tė caktuar nė njė vend tė caktuar, ndėrsa "qytetėrimi" u referohet ideve dhe teknologjive qė nuk kufizohen tek njė grup i vetėm por qė mund tė zhvendosen nė kohė dhe hapėsirė. Kultura e ripėrtėrin vetveten duke u ushqyer nga parimet detyruese lokale tė mendimit dhe veprimit, kurse qytetėrimi e shtyn veten pėrpara me anė tė pėrmirėsimit tė shpikjeve dhe vėnies nė provė tė mundėsisė sė zbatimit tė tyre nė pėrgjithėsi.

Ēdo kulturė bazohet nė njė pėrzgjedhje prej njė katalogu tė gjerė, megjithėse jo arbitrar, mundėsish narrative dhe lėnde tė parė domethėnieje. Tek kultura qė nėnkuptohet nė kėto linja, produktet e krijimtarisė intelektuale si dhe arritjet materiale dhe ceremonitė fetare, zakonet e tė ngrėnit dhe monologėt lirike, gjejnė vendin e tyre tė ligjshėm. Por duhet mbajtur parasysh edhe diēka tjetėr: aftėsia e njerėzve pėr tė zėnė me sukses cepat mė tė shumėllojshėm tė njė hapėsire jetese ėshtė e pandashme nga aftėsia e tyre pėr tė njohur dallime dhe pėr t'iu ngjitur atyre domethėnie.

Ėshtė pikėrisht dallimi qė ka rėndėsi vendimtare pėr vetėdijen, nė mos vetėbesimin, individual ose kolektiv. Ēdo farkėtim identiteti varet nga njė dallim – dallimi midis meje dhe tė tjerėve, familjes sime dhe asaj tjetrės, lagjes sime dhe njė tjetre nė anėn e kundėrt tė qytetit, popujve dhe kombeve. Dallimi qė ngrihet nga vendosja e njė kufiri, finis, shndėrrohet nė pėrkufizimin e njė domethėnieje.

Parimi bazė i pėrkatėsisė mund tė jetė njė e vėrtetė sociale e dhėnė vetėm nėpėrmjet shpikjes, ruajtjes dhe ndryshimit tė dallimeve. Kėta tė fundit ngrenė kufij nė mėnyrė tė pėrsėritur midis nesh dhe atyre, qofshin ata komunitete rajonalė, kombėtarė, gjuhėsorė ose fetarė, ose "tribu urbane" bashkėkohore. Nga ky kėndvėshtrim, del e qartė se kulturat, tė nėnkuptuara si sisteme tė pėrvojave kolektive tė pėrjetuara, nuk bėhen uniforme automatikisht kur rrethanat ekonomike tė botė-jetėve tė ndryshme bėhen tė ngjashme. Nė fund tė fundit, edhe teknologjitė moderne tė informacionit dhe komunikimit, qė pėrfaqėsojnė njė realizim sipėror tė zbatueshmėrisė universale dhe globale, pėrfshihen nė botė-jetė dhe bashkėsi lokale tė veēanta nė mėnyrė tė ndryshme dhe janė tė pėrshtatura me rrethanat lokale.

Teknologjitė dhe idetė moderne qė, mirė a keq, pėrdoren sot nga tė gjitha komunitetet rreth e qark globit, burojnė nga paradigma moderne perėndimore. Qė tė jem mė specifik: paketa bashkėkohore e narrativave dhe instrumenteve me tė cilėn ne zotėrojmė pėrvojėn njerėzore qė qeveris botėn e ditėve tona lindi vėrtet nė Evropė, por nuk ėshtė mė pronė thjesht dhe vetėm e popujve tė saj. Sot, absolutisht tė gjithė popujt planetit kanė pjesėn e tyre nė kėtė paketė, e nė mėnyra qė shpeshherė pėrplasen me njėra - tjetrėn.

Paketa e ideve moderne

Zgjerimi global i paketės sė modernizmit perėndimor u vu pėr herė tė parė nė lėvizje kur Evropa hyri nė lidhje pėr herė tė parė me Amerikėn. Procesi i globalizimit filloi realisht nė shek. XVI, pasi lundėrtari gjenovez nė shėrbim tė mbretit tė Spanjės "zbuloi Botėn e Re" gjatė udhėtimit tė tij transatlantik pėr nė Indi. Prandaj globalizimi dhe modernizmi janė nė tė njėjtėn qerre dhe hopin e madh drejt sė panjohurės e bėnė sė bashku.

Moderniteti perėndimor, ose mendėsia e epokės qė lindi me ndihmėn prej mamie tė Rilindjes dhe humanizmit, protestantizmi dhe kapitalizmi, nė fakt mbanin shenjėn e njė ngjarjeje revolucionare: autoriteti njerėzor zėvendėsoi autoritetin hyjnor dhe arsyeja njerėzore zėvendėsoi besimin kolektiv, ndėrkohė qė forca e argumentimit mė tė mirė triumfoi gradualisht ndaj privilegjeve tė trashėgueshme.

Evropa mesjetare kėrkonte respektim tė pakushtėzuar tė dogmės sė krishterė dhe te rregullave tė Kishės si udhė e vetme drejt sė vėrtetės. Qasjet e ndryshme drejt kėrkimit tė domethėnies fituan terren nėn ombrellėn e modernizmit – qasje relativiste qė bazoheshin nė logjikėn racionale tė provės dhe gabimit, vėzhgimit empirik dhe pėrllogaritjes matematike.

Mendja skeptike individuale ėshtė e dukshme qartė, ta zėmė, nė kulturėn holandeze tė shek. XVII. Atje, njė tipar pėrcaktues i sistemit mbizotėrues tė vlerave ishte antiklerikalizmi dhe antifeudalizmi. Kėtu s'ka pse tė habitemi: ajo mbėshtetej nė rezistencėn protestante kundėr teologjisė papnore dhe politikės sė forcave pushtuese spanjolle tė sapolarguara. Ajo pėrmbante edhe diēka nga vetėbesimi i fituar nga zėnia e tokės sė ēmuar prej Oqeanit Atlantik me anė tė projektimit dhe zbatimit tė digave. Njė nga thėniet e urta tė vendit e shpreh mirė kėtė qėndrim sfidues: "Botėn e krijoi Zoti, kurse Holandėn e krijuan holandezėt". Amsterdami dhe portet e tjera holandeze u integruan me shpejtėsi nė shkėmbimin e produkteve ushtarake, ekonomike, kulturore dhe politike midis botės sė vjetėr dhe "botės sė re", dhe – nė ndryshim tė plotė nga Spanja e ngurtė feudale – zhvilluan me po kaq shpejtėsi parimet kapitaliste tė veprimit.

Ēfarė domethėnė kjo? E thėnė thjesht, dhe pa bėrė shumė gabim: nė vend qė tė pyesnin nėse ishte vullnet i zotit kjo apo ajo gjė, tregtarėt dhe lundėrtarėt holandezė donin tė dinin nėse "ecte" kjo apo ajo gjė. Njė perceptim i tillė funksional i botės nuk kishte rrugė tjetėr veēse tė lindte pranimin qė qėndron nė thelb tė praktikave sociale moderne: nė vend qė tė ndrydhėsh opinionet e ndryshme nga tė tuat, ka mė tepėr leverdi qė tė mbash njė qėndrim tolerant.

Pėr tė ilustruar pikėpamjen tradicionale, monolite "pėr botėn" qė mbizotėronte nė Evropė gjatė Mesjetės, mjafton tė nxjerrėsh nė pah faktin qė artistėt e asaj kohe nuk shikoheshin shumė tė ndryshėm nga zejtarėt e talentuar dhe kryesisht anonimė. Kjo ėshtė e kuptueshme, pėrderisa ata nuk "krijonin nga hiēi", siē do tė na bindė tradita moderne (sidomos ajo romantike). Nė kohėrat e Mesjetės, aftėsia pėr creatio ex nihilo i lihej vetėm burimit absolut tė autoritetit: Zotit.

Krishterimi filloi ta humbte statusin e normės absolute qė nė kohėn e Rilindjes dhe humanizmit. Programet mėsimore, tė mbėshtetur nė interesin e dalė sėrishmi pėr autorėt grekė dhe romakė, buronin nga besimi se autorėt e lashtė (paganė) e pėrfaqėsonin mė mirė se dijetarėt mesjetarė tė krishterė majėn e arritjeve njerėzore. Pavarėsisht se Petrarka dhe Bokaēioja, pionierėt e humanizmit, nuk kishin lexuar shumė prej autorėve grekė, dhe as nuk e flisnin rrjedhshėm latinishten, entuziazmi i tyre pėr autorėt e lashtė u pėrhap nėpėr kontinentin e vjetėr si flaka nė kashtė.

Kur rėnia e Kostandinopojės nė 1453 i dha fund Perandorisė Romake tė Lindjes ose Bizantine, shumė kostandinopolitė grekofonė u strehuan nė qytet-shtetet italiane. Ata jo vetėm qė e flisnin rrjedhshėm greqishten e vjetėr por sollėn me vete edhe shumė dorėshkrime tė vjetra. Programet mėsimore tė greqishtes sė vjetėr dhe latinishtes morėn vrull tė ri dhe u formalizuan nė njė mėnyrė tė tillė qė nė shek. XVI, nė vend tė latinishtes mesjetare, gjuhė e komunikimit tė folur dhe tė shkruar ndėrmjet evropianėve tė arsimuar u bė latinishtja klasike.

Studimi i veprave klasike, respublica litteraria, konsistonte nė lėndė tė parashkruara qė ishin uniforme nė tė gjithė Evropėn, gjė qė kontribuoi shumė pėr krijimin e njė lloj solidariteti tek elitat e arsimuara. Duke qenė nė gjendje t'i hidhnin sytė pėr t'u frymėzuar drejt burimeve klasike, pėrshkrimi dhe kritika qė i bėnin ata botės nuk varej mė vetėn nga respublica Christiana.

Hedhja poshtė e normės absolute tė krishterė doli nė dritė tek veprat e Bokaēios dhe Petrarkės, tė cilat – tė shkruara nė italishten e pėrditshme – merreshin me tema popullore tė jetės sė pėrditshme, dashurisė dhe erotikės, aventurave nė rrugė tė madhe dhe epsheve tė kuzhinės. Me fjalė tė tjera, bota mesjetare u rimodelua si botė moderne nėpėrmjet adoptimit simbolik tė pėrvojave tė ndryshme dhe stilizimit tė pėrvojės sė pėrjetuar.

Nė fund tė shek. XV, njė shpikje e re, shtypshkronja e Gutenbergut, bėri tė mundur botimin e teksteve nė greqishte tė vjetėr dhe latinisht, qė mė pėrpara gjendeshin vetėm si dorėshkrime. Uria e tipografėve evropianė pėr produkte tė reja dhe popullore e rriti interesin e tyre pėr autorėt qė shkruanin nė gjuhėt popullore dhe qė merreshin me subjekte popullore. Nė fillim tė shek. XVI, rreth dymijė shtypshkronja nė tė gjithė Evropėn nxitėn dhe mundėsuan pėrhapjen marramendėse tė ideve, pėrfshirė edhe ato revolucionare. Qė nė atė kohė, veprat e Fransua Rabėlesė, Xhefri Ēoserit dhe autorėve tė tjerė qė shkruanin nė gjuhėt popullore pėrbėnin shumicėn e tė gjitha punimeve tė botuara.

Njė tipar i pėrbashkėt i veprave mė tė mira ndėr kėta tekste ishte vendosja e njeriut nė qendėr tė vėmendjes, pavarėsisht nga toni i tyre fetar. Njeriu, dhe jo Zoti, u bė subjekti kryesor i pėrshkrimit, dyshimit dhe kritikės.

Joshja drejt lirisė sė cilės iu pėrgjigj njeriu modern, dhe jo pa fėrgėlluar nga emocionet, u hulumtua ndoshta nė mėnyrėn mė tė kthjellėt nga Makiaveli dhe Luteri. Ata, secili nė mėnyrėn e tij tė veēantė, arritėn tė kuptonin me largpamėsi se vendi i jetės morale nuk ishte mė komuniteti por individi. Ekuilibri i brishtė i pushtetit tek ēėshtjet kombėtare dhe ekuilibri i brishtė i shpirtit tek marrėdhėniet njerėzore; qė tė dy pėrshkruajnė prirjet e zhvillimit tė modernizmit perėndimor, Makiaveli nė emėr tė interesave kombėtare dhe Luteri nė emėr tė ēlirimit tė vetvetes.

Kushti i parė pėr njė perceptim tė tillė tė botės ishte ndarja e kishės nga shteti. Nė shtetet moderne, kuadret bazė tė bashkekzistencės i pėrcaktojnė kushtetuta dhe ligjet dhe jo doktrinat e njė komuniteti fetar a ndonjė tjetri qė pėrcaktojnė kuadret bazė tė bashkėjetesės. Tė krishterėt e sekteve te ndryshme nė Evropėn e pas Rilindjes arritėn tė njohin njė parim tė ri: atė tė autonomisė relative qė gėzojnė sferat e ndryshme (shkencat, artet, etika). Me fjalė tė tjera, nė modernizėm rregullat shkencore nuk mund tė zbatohen nė sferėn fetare pa shkaktuar dėm tė rėndė njohės; dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, sferės sė artit nuk mund t'i kėrkohet tė ndjekė parimet fetare.

Ndėrsa Rilindja, humanizmi, protestantizmi dhe kapitalizmi shkatėrruan unitetin metafizik tė botės sė krishterė, compleat mapa mundi, binjakėt e Iluminizmit dhe Revolucioni Francez siguruan kuadrin ligjor pėr paradigmėn moderne. Duke marrė kurajė prej shembujve tė sapodalė tė ndryshimit tė suksesshėm dhe total, konkretisht ēlirimi i trembėdhjetė kolonive amerikane nga Kurora Britanike, Franca vendosi rregulla tė reja loje me Deklaratėn pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit. Tė dy dokumentet do tė kishin qenė tė papėrfytyrueshėm gjatė ancien régime feudal. Misionarėt e iluminizmit nuk e shikonin mė botėn tė mbėshtetur tek privilegjet qė vinin nga gjaku blu dhe traditat e Kishės, por tek barazia e tė gjithėve para ligjit tė shtetit. Nė vend tė monarkisė sė bekuar nga Zoti, shteti laik dhe qeveria e tij pėrfaqėsuese u bėnė organizatorėt kryesorė tė jetės sė pėrbashkėt. cQytetėrimi dhe barbaria Qytetėrimi modern perėndimor, duke qenė i lindur prej dhimbjeve tė revolucionit, ėshtė larg prej tė qenit monolit. Kjo ėshtė e vėrtetė gjithashtu edhe kur ai krahasohet me qytetėrime tė tjera. I ndjeri profesor amerikan, Samuel Huntington, e shikonte botėn si "pėrplasje tė qytetėrimeve", ku nė pamje tė parė qėndron pėrplasja midis perėndimit dhe islamit.

Gjithsesi, njė perceptim i tillė i botės bazohet nė njė supozim tė rremė: qė qytetėrimet sillen si vende. Mirėpo qytetėrimet nuk kanė forcė materiale ose kontroll mbi territore, dhe ata nuk sillen si "lojtarė" tė veēantė. Pėrfaqėsim mė i saktė i njė qytetėrimi do tė ishte pėrfytyrimi i tij si njė kuadėr njohės ose paketė idesh. Dhe idetė gjithmonė kanė udhėtuar nga qytetėrimi nė qytetėrim.

Mendoni pėr idetė greke dhe romake pėr ligjin, artin, filozofinė dhe politikėn! Ndikimi i tyre vigan mbi imagjinatėn moderne perėndimore ėshtė i dėshmuar mirė. Pėr mė tepėr, ndikimi i tyre mund tė vihet re pėrtej kohės dhe hapėsirės sė komunitetit qė i integroi ato pėr herė tė parė me sukses nė ekonominė e tij simbolike. Armenėt, hebrenjtė, persianėt, egjiptianėt dhe popuj tė tjerė i pėrdorėn me gjithė zemėr kėto ide pėr shekuj tė tėrė, shumė kohė pasi krijuesit e tyre ishin zhdukur nėn rrėnojat e perandorive tė rėna.

Kufijtė midis qytetėrimeve nuk janė as tė prerė me thikė, as tė padepėrtueshėm. Pėrkundrazi, ata janė vija demarkacioni tė lėvizshme dhe tė depėrtueshme qė pėrshkohen nga proceset e fekondimit dhe stimulimit reciprok, pranimit dhe refuzimit. Qytetėrimet janė pėrjetėsisht nė kontakt, komunikim dhe konflikt me njėri-tjetrin. Prandaj, tė gjithė qytetėrimet janė "tė papastėr" dhe "hibridė".

Nė parim, tė gjithė qytetėrimet ngurrojnė tė pranojnė ide qė janė nė kundėrshtim me opinionin dhe mėnyrat mbizotėruese tė sjelljes; por shumica e tyre pėrthith shpikjet qė janė premtuese pėr forcimin e pushtetit, pasurisė dhe prestigjit. Ata ndryshojnė pikėrisht nė aftėsinė e tyre pėr tė njohur premisat e lirisė qė vijnė nga komunikimi midis shpikjeve "lokale" dhe "tė huaja".

Ka njė numėr tė madh skeptikėsh sidomos midis atyre qė do tė donin tė vinin shenjėn e barazimit midis Krishtėrimit dhe Evropės moderne, duke e bėrė Evropėn njė terren tė krishterė. Prova e njėmendėsisė sė kėsaj teorie paraqitet shpejt dhe pa dhimbje: mundohuni ta llogarisni rrogėn tuaj mujore duke pėrdorur shifra romake!

Shumėkush do tė binte dakord qė kjo detyrė do tė ishte e lodhshme e do tė hante shumė kohė. Eleganca e shkathėt e shifrave arabe ėshtė ku e ku mė e mirė. Sė bashku me sistemin dhjetor, ato janė njė pėrbėrės i domosdoshėm i alfabetizmit modern perėndimor. Myslimanėt e Mesjetės, mbretėria e tė cilėve shtrihej nga Mesdheu afrikan dhe evropian nė perėndim, deri nė Iran, Indi dhe Kinė nė lindje, i morėn kėta simbole nga matematikanėt indianė. Ata i sollėn simbolet nė Evropėn maure gjatė shek. X. Gjuhėt perėndimore e njohin meritėn duke i emėrtuar me mirėnjohje "shifra arabe", megjithėse as vetė arabėt nuk e fshehin origjinėn e tyre, por i quajnė "shifra indiane". Kėtu, hibridizimi del nė dritė nė mėnyrėn mė grafike.

Ndėrkohė qė Perėndimi modern kėputi litarėt e vet duke kolonizuar Amerikėn e Jugut dhe tė Veriut, u vu njė proces nė lėvizje. Ndėrsa kolonėt arritėn nė brigjet e reja nėn flamurin e Krishtėrimit luftarak, ata ishin tashmė fėmijėt e njė epoke revolucionare. Nuk ka pse tė habitemi, atėherė, qė proceset e globalizimit ecėn pėrpara si me shpatėn e luftėtarit, ashtu edhe me penėn e shkrimtarit. Nuk ka dyshim qė Hernan Kortesi dhe konkuistadorėt e tjerė kryen gjenocid kundėr popujve vendas nė emėr tė epėrsisė sė krishterė. Por tė krishterė tė tjerė qė zbritėn nga anijet nė Botėn e Re, i denoncuan me trimėri kėto krime, dhe i dokumentuan mizoritė me pėrpikmėri nė emėr tė barazisė sė tė gjithė njerėzve, qofshin kėta evropianė "tė qytetėruar" ose "barbarė" vendas.

Bartolome de las Kasas, njė bashkėkohės i Kolombit dhe mė pas peshkop i parė i Ēiapas-it, arriti nė Kubė si njė djalosh i pispillosur i etur pėr fitime tė shpejta. I tmerruar me torturat qė u bėheshin vendasve, ai u fut nė urdhrin e murgjve domenikanė dhe mė vonė dokumentoi me pėrpikmėri dhe dėnoi kolonializmin nė Relacion i shkurtėr i shkatėrrimit tė Indive (1552), njė libėr qė doli nė krye tė shitjeve dhe u lexua me padurim nė tė gjithė Evropėn. Hernan Kortesi dhe Bartolome de las Kasas pėrfaqėsojnė tė dy bashkė fytyrėn e vėrtetė tė qytetėrimit modern perėndimor, fytyrėn e tij prej Janusi.

Kjo nėnkupton gjithashtu se forca e Perėndimit modern qėndron pikėrisht tek reflektimi skeptik dhe kritika e arsyetuar. Kjo lindi njė pranim qė ėshtė konfirmuar nė mėnyrė tė pėrsėritur nga historia, dhe nė mėnyrė sidomos tė dhimbshme, nga shek. totalitar XX: "Nuk ka dokument qytetėrimi qė tė mos jetė nė tė njėjtėn kohė edhe njė dokument barbarie", gjykoi Walter Benjamin, zėri melankolik i tė majtės sė pastrehė tė Vajmarit duke shkruar si mėrgimtar nė Paris. Analiza e Benjaminit pėr pėrkimin tronditės tė mjeshtėrisė artistike gjermane dhe katastrofės politike nė fakt ndriēon kuadrin strukturor tė Perėndimit modern.

Kuadri global i perėndimit modern

Idetė dhe teknologjitė e konceptuara nga Perėndimi modern sot janė bėrė globale. Proceset e globalizimit tė parė gjatė shek. XVI perandorak, tė globalizimit tė dytė gjatė shek XIX kolonial dhe tė globalizimit tė tretė tė shek. XXI tė korporatave e ndryshuan botėn nė mėnyrė dramatike. Tė gjitha grupet kombėtare dhe traditat kulturore janė bėrė tė ndėrvarura nėpėrmjet shkėmbimit tė ideve dhe informacionit, njerėzve dhe kapitalit, mallrave dhe shėrbimeve.

Nė vazhdėn e kėtyre proceseve, idetė e Perėndimit modern u shndėrruan nė njė kuadėr tė pėrgjithshėm qė qeveris arsyen dhe funksionimin e botės sė sotme. Modernizimi dhe perėndimizimi janė binjakė siamezė. Ato shoqėri qė hodhėn poshtė elemente tė rėndėsishme tė paketės, herėt a vonė hasėn nė pengesa tė mėdha, si psh. Bashkimi Sovjetik i djeshėm ose Koreja e Veriut e sotme.

Ēfarė pėrfshin paketa? Pėr fillestarėt, nocionet bazė tė hapėsirės dhe kohės. Mendoni psh. pėr sa mė poshtė: vitet dhe njėsitė mė tė gjata tė kohės maten me kalendarin Gregorian qė krishtėrimi perėndimor (latin) e projektoi nė shek. XVI. Orėt dhe njėsitė mė tė shkurtra tė kohės maten me sahat, njė instrument mekanik qė mbėshtetet nė pėrdorimin e peshave dhe pėrcjelljen e forcės, i zbuluar nga inxhinierėt myslimanė nė Evropėn maure dhe i pėrshtatur pėr pėrdorim publik nga murgjit e krishterė latinė nė Mesjetėn e Vonė. Gerard Merkatori, njė hartograf i Rilindjes nga Holanda pėrmirėsoi ndjeshėm pėrfaqėsimin hapsinor tė botės nėpėrmjet shpikjes sė globit. Pas njė rezistence nė fillim, qė zgjati pėr nja 100 vjet, teoria e Merkatorit u pranua edhe nė Perandorinė Osmane, qė atėherė ishte fuqia mė e madhe joevropiane, dhe mė pas edhe nė vende tė tjera tė Lindjes sė Mesme islame. Sot, ky kuptim i hapėsirės dhe i kohės ėshtė fakt pėr tė gjithė globin.

Paketa pėrfshin edhe gjeografinė politike. Kufijtė midis vendeve duhet, dhe mund, tė ndahen nė njė mėnyrė tė tillė qė ndikon ndjenjėn e pėrkatėsisė nė grup. Njė organizim i tillė i jetės kėrkon natyrshėm narrativa simbolike qė mund tė pėrdoren nga njerėzit nė kėrkimin e tyre kolektiv tė tė mirės sė pėrbashkėt.

Perėndimi modern shpiku njė numėr narrativash tė tilla. Midis tyre janė qeverisja pėrfaqėsuese dhe sundimi i ligjit; ndarja e kishės nga shteti; liria e shprehjes, mjeteve tė informacionit dhe e mbledhjes; nacionalizmi dhe liberalizmi; individualizmi dhe tė drejtat e njeriut; por edhe klerikalizmi dhe komunizmi, nazizmi dhe fashizmi. Gjatė periudhės koloniale, paketa u transplantua, absolutisht e tėra, nė dy Amerikat dhe nė Australi. Nė vende tė tjera tė botės, edhe elitat lokale mė kokėforta u detyruan ta pranonin nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė merrnin pjesė nė punėt administrative ose tė fitonin pavarėsinė.

Pas fundit tė luftės sė ftohtė dhe rėnies sė komunizmit nė fund tė shek. XX. kapitalizmi modern perėndimor u bė sistem global nė mėnyrė tė padiskutueshme. Ne nuk kemi arsye tė vėmė nė dyshim praninė e tij nė mbarė botėn. Megjithatė, kemi arsye tė mira pėr tė dyshuar pėrgjegjėsinė e tij tė pretenduar pėr ndarjen e botės nė "Perėndim dhe kusur".

Natyrisht qė ideja e dy kampeve kundėrshtare qė pėrfshijnė tė gjithė njerėzimin ėshtė tėrheqėse. Mbrojtėsit politikisht progresivė tė njė botė tė ndryshme, me gjasa mė tė drejtė, e konsiderojnė tėrheqėse kėtė ndarje tė thjeshtė sepse ajo krijon hapėsirė pėr moralizim akuzues. Mbrojtėsit reaksionarė tė pėrplasjes sė qytetėrimeve, nga ana tjetėr, e kanė tė vėshtirė tė heqin qafe arrogancėn e hapur dhe pėrbuzjen ndaj tė gjithė popujve, kombeve, dhe kulturave joperėndimore.

Qytetėrimi perėndimistik

Nė vend qė tė bėhesh ithtar i ideologjisė qė e sheh botėn pėrmes lenteve "tė trasha" tė konfliktit midis "Perėndimit dhe kusurit tė botės", le tė shikojmė njė teori qė e vėshtron botėn pėrmes lenteve "tė holla" tė qytetėrimit "perėndimistik".

Kėtu na ndihmon njė analogji midis qytetėrimit helenistik dhe perėndimistik. Po aq sa nuk mund tė krahasohet Greqia klasike me qytetėrimin helenistik, edhe Perėndimi modern nuk ėshtė e njėjta gjė me qytetėrimin perėndimistik. Deri nė shek. IV p.e.s dhe nė muzgun e qytet-shteteve, qytetėrimi klasik grek gjendej brenda kufijve territorialė tė Ballkanit jugor. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, qytetėrimi i krishtėrimit latin ose perėndimi tradicional gjendej i ngulur fort nė vendet e Evropės perėndimore deri nė ardhjen e modernizmit.

Qytetėrimi helenistik i Aleksandrit tė Madh rridhte nga trashėgimia klasike greke, por nga ana territoriale ai shtrihej mbi tė gjithė botėn qė njihnin njerėzit atėherė, duke arritur Egjyptin, dhe Indinė, Taxhikistanin dhe Afganistanin. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, qytetėrimi perėndimistik qė ėshtė ngritur mbi trashėgiminė moderne perėndimore, pėrfshin tė gjithė botėn qė njohim sot.

Njė shkrirje e veēantė e traditave kulturore tė Lindjes sė Mesme dhe indo-iraniane, nga njėra anė, dhe traditave tė Greqisė sė Lashtė, nga ana tjetėr, ēoi nė rritjen e formave tė jetės kolektive tek tė cilat idetė klasike greke pėrfaqėsonin vetėm shtyllėn kurrizore dhe jo tė gjithė trupin social. Aleksandri i Madh i zgjeroi sistematikisht edhe kufijtė e perandorisė sė tij shumėkombėshe, edhe mendjet e nėnshtetasve tė tij shumėkulturėsh. Ai nxiti "martesat e pėrziera" midis kolonėve grekė dhe vendasve me tė njėjtin entuziazėm qė e mbėshteti pėrzierjen e ideve dhe teknologjive greke me ato vendase.

Po kėshtu, qytetėrimi perėndimistik ka natyrė hibride. Shtylla kurrizore e paketės bazė tė ideve vjen nga trashėgimia e Perėndimit modern, por shumė prej brinjėve tė tij zgjaten drejt tė gjithė cepave tė planetit. Komunitete tė ndryshme nė pjesė tė ndryshme tė planetit i marrin dhe i pėrshtasin kėto ide me mėnyrat e tyre tė veēanta, meqenėse ata marrin parasysh edhe veēantitė lokale. Njė shembull janė zgjedhjet: kjo formė e demokracisė pėrfaqėsuese sot praktikohet nė tė gjitha vendet e botės, megjithėse ne biem dakord me plot gojėn qė ky process nuk ėshtė i lirė dhe i ndershėm kudo.

Nė Greqinė e lashtė, identitetin individual e pėrcaktonte politika e njė qytet-shteti. Ai mishėronte qendrėn e botės. Prandaj, ata grekė tė vjetėr qė ishin tė angazhuar nė tregti dhe ekspedita ushtarake, dhe sidomos ata nė kolonitė pėrtej detit, gjithmonė i kthenin sytė drejt atdheut tė tyre, qytetit nga ishin ose metropolit. Nė qytetėrimin helenistik, origjina e personit nuk pėrbėnte ndonjė problem pėr ta vrarė mendjen. Tek e fundit, idetė greke u pėrcollėn nė botėn e jashme nga njė ushtri nėn komandėn e njė maqedonasi.

Nė kėtė perandori qė shtrihej nė tre kontinente, ku udhėtimet midis kryeqe-ndrave rajonale mund tė hanin vite, nevoja pėr njė qendėr tė vetme u davarit gradualisht. Ideja e metropolit u zėvendėsua nga ideja e njė qyteti botėror, ose kosmopolis. Ajo kalonte pėrtej qytetarisė lokale dhe i ofronte pėrgjigje nevojės sė re pėr identitete, detyrime dhe besnikėri tė ndryshme. Nė vend tė ndjenjave patriotike pėrjashtuese tė pėrmbajtura nė dallimin qė grekėt e vjetėr bėnin midis "atdheut dhe botės", kozmopolitizmi pėrfshirės helenistik shpreh paradoksin e vetėdijes globale: "Shtėpi ėshtė bota".

Identitetet e ndryshme tė njerėzve dhe vendndodhjeve nė qytetėrimin perė-ndimistik, ndoshta shprehen mė mirė nė kozmopole tė tilla si Marseja dhe Milanoja, Londra dhe Lisbona, Berlini dhe Barcelona. Tė gjitha kėto qytete kanė rrėnjė gjeografike dhe historike nė vendet dhe kulturat e perėndimit tradicional, por kanė pėrfshirė nė ekonominė e tyre simbolike dhe faktike shumė elementė joperėndimorė. Nga fastfudi tek muzika dehėse, nga modat tek zakonet sociale ngacmuese, elementėt "lokalė" dhe "tė huaj" pėrziehen nė cep tė rrugės e nė zyrė, duke nxjerrė produkte tė reja sintetike dhe ide hibride.

Njė process i ngjashėm po shpaloset edhe pėrtej perėndimit tradicional: megalopole tė mėdha si Sidnej dhe Saigoni, Kairo dhe Kuala Lumpur, Meksiko dhe Manila janė laboratorė identitetesh tė shumėllojshėm. Ndėrsa transporti dhe tregtia, shkenca dhe industria, komunikacioni dhe armėt, janė me prejardhje krejt nga perėndimi modern, ēdo mjedis lokal i pėrdor ato nė pėrputhje me paragjykimet dhe nevojat, kapacitetet dhe burimet e tij.

Greqishtja e vjetėr, lingua franca e botės sė helenizuar, mori shumė thekse lokale dhe iu nėnshtrua shumė pėrshtatjeve (jo vetėm tė lehta) pėrmes gjithė asaj kakofonie tribush dhe popujsh, ushtarėsh dhe diplomatėsh, tregėtarėsh dhe pelegrinėsh. Ky proces nuk ėshtė shumė ndryshe nga pėrhapja e anglishtes nė qytetėrimin modern perėndimistik, meqenėse grupe dhe individė tė ndryshėm e pėrdorin atė pėr shkėmbimin e ideve, mallrave dhe shėrbimeve tė tyre.

Prandaj qytetėrimi perėndimistik nuk nėnkupton njė model perėndimor qė imponohet nė mėnyrė uniforme nė tė gjithė planetin e nė tė njėjtėn mėnyrė. Ky ėshtė supozimi i atyre qė pėrkrahin ndarjen e botės nė "Perėndim dhe kusur", duke i shpjeguar proceset e shkėmbimit kulturor si njė rrugicė qorre, nė fund tė tė cilės grabitėsi fitimtar (Perėndimi) u zbraz xhepat gjithė tė tjerėve.

Nocioni i qytetėrimit perėndimistik ka njė pėrmbajtje tė ndryshme nga ana njohėse, edhe pse politikisht jopremtuese. Ai ėshtė si rrugė me dy kahe, qė nxė njė tregėti tė vrullshme nė ideologji dhe teknologji qė i ka shpikur perėndimi, por qė nuk i zotėron (mė) i vetėm. Ose njė ilustrim tjetėr: idetė dhe teknologjitė e perėndimit modern janė si modele qepjeje qė pėrkufizojnė rregullat bazė tė rrobaqepsisė, por nuk diktojnė trashėsinė e veshjes ose ngjyrėn e penjve.

Mbase shembulli mė i mirė i qytetėrimit perėndimistik ėshtė Japonia: Vendi i Diellit qė Lind filloi tė pėrthithė ide perėndimore mė shume se para njė shekulli. Pasi i asimiloi procedurat administrative, ushtarake dhe industriale tė tipit modern perėndimor, Japonia e shmangu fatin e njė kolonie tė perėndimit dhe u bė pėr vete njė forcė koloniale rajonale. Japonia e pėrdor paketėn e ideve moderne perėndimore nė mėnyrėn e vet unike, duke ia pėrshtatur ato traditave kulturore lokale.

Frytet e njė hibridizimi tė tillė Japonia i shndėrroi nė asortimente fitimprurės eksporti. Pėr ekspertėt kėto janė animat dhe mangat, pėr njerėzit e zakonshėm ato janė karaoke dhe karateja, pėr elitėn e sipėrmarrėsve janė miniaturizimi industrial, livrimi nė kohė dhe prodhimi nė masė i mallrave elektronike me ēmim tė ulėt dhe cilėsi tė lartė. Sekreti i suksesit global tė Japonisė qėndron pikėrisht nė aftėsinė e saj pėr tė gėrshetuar me kreativitet idetė perėndimore dhe lokale.

Megjithatė, ėshtė e pamundur tė anashkalohet fakti se shumė njerėz nė shume vende tė botės e kanė frikė seriozisht globalizimin. Pėr fat tė keq, ekspozimi i njėanshėm i pasojave shkatėrrimtare tė tregėtisė globale tė shėrbimeve, produkteve dhe mallrave shpesh ēon ujė nė mullirin e frikės dhe paranojės nė masė. Njė mendje e tmerruar nuk bėn dot gjė tjetėr veēse ta perceptojė globalizimin si njė vėrshim qė kėrcėnon tė fshijė tradita kulturore tė ndryshme dhe tė veēanta, dhe tė kėrkojė si reagim koka turku.

Njė vėshtrim mė nga afėr do tė tregojė se shumė kritikė tė globalizimit e drejtojnė gishtin prej moralisti dhe rrudhin hundėt e tyre tė rafinuara ndaj ndonjė stili ndėrkombėtar tė popullarizuar, psh. hip hopi i adoleshentėve ose harbimet e Madonės, prodhimet me shije tė keqe ose filmat e ashpėr me policė tė Hollivudit. Pėr tė qenė mė tė saktė: kritikėt e globalizimit pėrdorin shpesh diversitetin kulturor dhe mbrojtjen e identiteteve kolektive (kombėtare) si njė lloj perdeje tymi. Ajo zakonisht fsheh ndonjė kalendar politik tjetėr: nė shumicėn e rasteve bėhet fjalė pėr antikapitalizėm romantik qė ėshtė afėr zellit majtist, ose antiamerikanizėm modern qė ushqen litanitė e krahut tė djathtė.

Proceset konkrete tė globalizimit janė kontradiktore dhe tė ndėrlikuara, por shkėmbimi ndėrkombėtar i ideve dhe teknologjive, simboleve dhe metodave tė veprimit rrit dhe zgjeron shumėllojshmėrinė kulturore. Nėqoftėse kultura kuptohet si njė laborator domethėnieje, ku ushqehen komunitetet individuale, atėherė ne duhet tė pranojmė procesin elastik tė pėrshtatjes dhe rezistencės, shndėrrimeve dhe hibridizimit, ku kufiri midis "tė brendshmes" dhe "tė huajės" avullon si benzinė e lirė.

 



Published 2012-08-14


Original in Slovenian
Translation by Artan Puto
First published in Sodobnost 10/2009 (Slovenian verison); Eurozine (Albanian version)

Contributed by Albanian Media Institute
© Ales Debeljak / Albanian Media Institute
© Eurozine
 

Support Eurozine     click for more

If you appreciate Eurozine's work and would like to support our contribution to the establishment of a European public sphere, see information about making a donation.

Focal points     click for more

Russia in global dialogue

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/eurocrisis.html
In the two decades after the end of the Cold War, intellectual interaction between Russia and Europe has intensified. It has not, however, prompted a common conversation. The focal point "Russia in global dialogue" seeks to fuel debate on democracy, society and the legacy of empire. [more]

Ukraine in focus

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/publicsphere.html
Ten years after the Orange Revolution, Ukraine is in the throes of yet another major struggle. Eurozine provides commentary on events as they unfold and further articles from the archive providing background to the situation in today's Ukraine. [more]

The ends of democracy

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/democracy.html
At a time when the global pull of democracy has never been stronger, the crisis of democracy has become acute. Eurozine has collected articles that make the problems of democracy so tangible that one starts to wonder if it has a future at all, as well as those that return to the very basis of the principle of democracy. [more]

The EU: Broken or just broke?

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/eurocrisis.html
Brought on by the global economic recession, the eurocrisis has been exacerbated by serious faults built into the monetary union. Contributors discuss whether the EU is not only broke, but also broken -- and if so, whether Europe's leaders are up to the task of fixing it. [more]

Time to Talk     click for more

Time to Talk, a network of European Houses of Debate, has partnered up with Eurozine to launch an online platform. Here you can watch video highlights from all TTT events, anytime, anywhere.
Dessislava Gavrilova, Jo Glanville et al.
The role of literature houses in protecting the space for free expression

http://www.eurozine.com/timetotalk/european-literature-houses-meeting-2014/
This summer, Time to Talk partner Free Word, London hosted a debate on the role that literature houses play in preserving freedom of expression both in Europe and globally. Should everyone get a place on the podium? Also those representing the political extremes? [more]

Eurozine BLOG

On the Eurozine BLOG, editors and Eurozine contributors comment on current affairs and events. What's behind the headlines in the world of European intellectual journals?
Ben Tendler
Cultures of the Anthropocene

http://www.eurozine.com/blog/
Though the Anthropocene has yet to be officially ratified as a new geological epoch, reflections on cultures of the Anthropocene can hardly be considered premature, writes Ben Tendler. A roundup of recent contributions to the public debate that seek to overcome departmental thinking. [more]

Vacancies at Eurozine     click for more

There are currently no positions available.

Editor's choice     click for more

William E Scheuerman
Civil disobedience for an age of total surveillance
The case of Edward Snowden

http://www.eurozine.com/articles/2014-04-18-scheuerman-en.html
Earlier civil disobedients hinted at our increasingly global condition. Snowden takes it as a given. But, writes William E. Scheuerman, in lieu of an independent global legal system in which Snowden could defend his legal claims, the Obama administration should treat him with clemency. [more]

Literature     click for more

Olga Tokarczuk
A finger pointing at the moon

http://www.eurozine.com/articles/2014-01-16-tokarczuk-en.html
Our language is our literary destiny, writes Olga Tokarczuk. And "minority" languages provide a special kind of sanctuary too, inaccessible to the rest of the world. But, there again, language is at its most powerful when it reaches beyond itself and starts to create an alternative world. [more]

Piotr Kiezun, Jaroslaw Kuisz
Literary perspectives special: Witold Gombrowicz

http://www.eurozine.com/articles/2013-08-16-kuisz-en.html
The recent publication of the private diary of Witold Gombrowicz provides unparalleled insight into the life of one of Poland's great twentieth-century novelists and dramatists. But this is not literature. Instead: here he is, completely naked. [more]

Literary perspectives
The re-transnationalization of literary criticism

http://www.eurozine.com/comp/literaryperspectives.html
Eurozine's series of essays aims to provide an overview of diverse literary landscapes in Europe. Covered so far: Croatia, Sweden, Austria, Estonia, Ukraine, Northern Ireland, Slovenia, the Netherlands and Hungary. [more]

Debate series     click for more

Europe talks to Europe

http://www.eurozine.com/comp/europetalkstoeurope.html
Nationalism in Belgium might be different from nationalism in Ukraine, but if we want to understand the current European crisis and how to overcome it we need to take both into account. The debate series "Europe talks to Europe" is an attempt to turn European intellectual debate into a two-way street. [more]

Conferences     click for more

Eurozine emerged from an informal network dating back to 1983. Since then, European cultural magazines have met annually in European cities to exchange ideas and experiences. Around 100 journals from almost every European country are now regularly involved in these meetings.
Law and Border. House Search in Fortress Europe
The 26th European Meeting of Cultural Journals
Conversano, 3-6 October 2014

http://www.eurozine.com/comp/conversano2014.html
Eurozine's 2014 conference in southern Italy, not far from Lampedusa, addressed both EU refugee and immigration policies and intellectual partnerships across the Mediterranean. Speakers included Italian investigative journalist Fabrizio Gatti and Moroccan feminist and Nobel Peace Prize nominee Rita El Khayat. [more]

Multimedia     click for more

http://www.eurozine.com/comp/multimedia.html
Multimedia section including videos of past Eurozine conferences in Vilnius (2009) and Sibiu (2007). [more]


powered by publick.net