Latest Articles


21.11.2014
Carl Henrik Fredriksson

Vienna has fallen!

The challenges of a European public sphere

How much in common must a community have? Quite a lot, says Eurozine's Carl Henrik Fredriksson. At the very least a common public sphere. Because without it, Europe's publics will be easy prey for those who know how to play the strings of history. [ more ]

19.11.2014
Eurozine Review

Another music! Or no music at all!

19.11.2014
Johanna Rolshoven

Open city calling!

19.11.2014
Almantas Samalavicius, Sajay Samuel

Notes from a technoscape

New Issues


Eurozine Review


19.11.2014
Eurozine Review

Another music! Or no music at all!

"Dilema veche" says Romania's new president had better lead the country out of the swamp; "Krytyka" invests its hopes for Ukraine in a new generation; in "Vikerkaar", Rein Müllerson says increasing western pressure on Russia is a mistake; "New Eastern Europe" takes stock of the Maidan one year on, and celebrates literary Krakow; "Blätter" publishes Jaron Lanier's 2014 Peace Prize speech; "Polar" considers debt not a curse but a blessing; "Arena" notes how a feminist party has changed Swedish politics; "Dérive" inspects the "safe city"; in "Kulturos barai", Sajay Samuel warns of the perils of checking your smartphone; and "Multitudes" scopes out the anthropo-scene.

29.10.2014
Eurozine Review

A centre receding

15.10.2014
Eurozine Review

This revolutionary moment

17.09.2014
Eurozine Review

Independence in an age of interdependence

03.09.2014
Eurozine Review

Was Crimea a preliminary exercise?



http://www.eurozine.com/articles/2011-05-02-newsitem-en.html
http://mitpress.mit.edu/0262025248
http://www.eurozine.com/about/who-we-are/contact.html
http://www.eurozine.com/articles/2009-12-02-newsitem-en.html

My Eurozine


If you want to be kept up to date, you can subscribe to Eurozine's rss-newsfeed or our Newsletter.

Articles
Share |

Qytetari e lėvizshme?

Qasjet ndaj migrimit shpesh i pėrkasin njėrės ose tjetrės prej kėtyre dy fushave: armiqėsi anti-neoliberale ose eufori ndaj "rrjedhave". Megjithatė, "lėvizshmėria e re" implikon liri tė reja, sikurse implikon privacione tė reja. Ivaylo Ditchev hulumton biografi tė migrantėve bullgarė, pėr tė zbuluar aty se horizonti i nisjes ėshtė shndėrruar nė pėrmasė themelore tė botės. Lėvizshmėria, shkruan ai, duhet marrė mė seriozisht nga antropologjia e qytetarisė.

Sot ėshtė bėrė intelektualisht e modės tė flitet pėr "lėvizshmėri tė re" [new mobility], sikurse ishte e modės, nė vitet 1970 dhe 1980, tė pėrmendej "gjendja post-moderne" dhe, nė vitet 1990, "identiteti". Tani tė gjithė flasin pėr "rrjedha" [flows] dhe "dialektikėn e lėvizshmėrisė dhe ankorimit."[1] Ky lloj diskursi, edhe pse i modės, nuk duhet nėnvlerėsuar. Nėse tė gjithė, nga Tokyo nė Los Angeles, fillojnė tė flasin, papritur, pėr diēka, atėherė kjo nuk varet vetėm nga politikat kulturore, fjalėt e modės pėr institucionet ose dėshira e autorėve pėr tė qenė interesantė.

Pėr mua, tė tri kėto moda janė simptomė e krizės sė qytetarisė kombėtare moderne klasike dhe tė kėrkimit pėr alternativa. Mendimi post-modern e estetizon kėtė krizė, luan me eklekticizmin e saj, nxjerr pėrfundime hedoniste nga kolapsi i rendit moral. Problematika identitare, e nxjerrė nė pah nė Europėn jug-lindore gjatė luftėrave ballkanike, rreket ta ri-interpretojė rendin social nėpėrmjet modeleve, traditave, madje edhe pėrmbajtjeve kulturore; pėr t'ua transmetuar komuniteteve funksionet e institucioneve moderne nė krizė. Mė nė fund, tematika e rrjedhave shėnjon edhe momentin e dorėzimit para faktit se pėrkufizimet territoriale tė botės kanė ndryshuar pėrgjithmonė dhe se tash e tutje duhet tė kėrkojmė pėr forma tė reja tė demokracisė. Tė tri kėto regjime diskursive pėrfaqėsojnė kėrkime pėr njė kuadėr referencial brenda njė bote ku kufijtė po bėhen tė lėvizshėm.

Lėvizshmėria shkakton reaksione ambivalente. Nga njėra anė, kemi negativizmin e skajshėm ndaj neoliberalizmit, pėr tė mos thėnė imperializmit amerikan (p.sh. nė Le Monde Diplomatique). Nga ana tjetėr, kemi euforinė e lirisė, tė horizonteve tė reja, tė pėrshpejtimit tė historisė, siē dėshmohet shpesh nė sociologjinė britanike (p.sh. te John Urry e tė tjerė). Duket sikur mungesat nė qytetarinė europiane kompensohen nga investimet diskursive nė korridoret trans-nacionale tė transportit: qytetarėt e munguar zėvendėsohen nga rrjedhat dhe rrjetet.[2] Megjithatė, pėr tė mos humbur lidhjet me realitetin, duhet tė analizojmė mė parė tė drejtat e reja qė nėnkupton qytetaria e lėvizshme dhe sidomos pėrvetėsimin subjektiv dhe praktikėn e kėtyre tė drejtave pėrtej normave tė shkruara dhe dokumenteve zyrtare. Ky ishte edhe qėllimi i studimit qė kam kryer nė 2006, rezultatet e tė cilit do t'i parashtroj nė vijim.[3]

Shifrat

Surpriza e parė pėr studiuesin qė merret me migrantėt e rinj bullgarė ėshtė qė askush nuk e di numrin e saktė tė tyre. Pėr shembull, Agency for Bulgarians Abroad (Agjencia pėr bullgarėt jashtė Bullgarisė) vlerėson se midis 300 000 dhe 900 000 "tė rinj bullgarė" jetojnė nė Europė dhe nė ShBA.[4] Duke lėnė mėnjanė shpėrfilljen e pakuptimtė qė u bėhet migrantėve tė moshuar, rezidentė tė pėrkohshėm ose tė paligjshėm, si dhe atyre nė destinacione tė tjera migrimi, mund tė pyesim: Si ėshtė e mundur qė njė institucion shtetėror ta gjejė tė pranueshėm pėrafrimin prej gjysmė-milioni?[5] Njė situatė tė ngjashme kemi nė nivelin lokal: vlerėsimet e pėrafėrta tė popullsisė sė njė qyteti ndryshojnė nė mėnyrė dramatike, madje edhe kur pėr kėtė shprehen funksionarė nė krye tė shėrbimeve publike. Kjo mund t'u detyrohet, deri diku, interesave konfliktuale tė autoriteteve lokale: kur kėrkojnė fonde, kėta preferojnė tė deklarojnė sa mė shumė banorė tė qytetit; por kur vjen momenti pėr tė raportuar pėr shėrbimet qė janė ofruar, ėshtė mė mirė qė numri i banorėve tė jetė sa mė i vogėl.

Sa ėshtė "popullsia lundruese" [floating population] nė Bullgari (pėr tė huazuar njė term tė pėrdorur nė Kinė, pėr popullsinė qė zhvendoset nė kėrkim tė punėsimit, por qė nuk mund ose nuk dėshiron tė ngulitet nė njė vend pėrfundimisht[6]? Sociologėt e vlerėsojnė numrin e saj nė mbi njė milion,[7] me fjalė tė tjera, nė mbi 13%; nė krahasim me mesataren botėrore prej 3%,[8] ēka ėshtė mjaft e madhe si shifėr.

Tė gjitha orvatjet pėr ta pėrkufizuar migrimin janė problematike. Pėr shembull, a mund tė quhet migrant i pėrkohshėm dikush qė kalon dhjetė vjet jashtė vendit tė vet? A janė ata qė lėnė fėmijėt nė Bullgari migrantė tė pėrhershėm? Vetė-vlerėsimi subjektiv e rėndon problemin edhe mė tej, meqė migrantėt zakonisht e pėrkufizojnė veten nė bazė tė situatės sė tyre tė tanishme – pėr shembull, njė konflikt me punėdhėnėsin jashtė shtetit e rrit probabilitetin pėr t'u kthyer nė atdhe. Unė nuk po e ngre kėtė problem kėtu si hyrje apologjetike tė detyrueshme ose si njė farė ushtrimi psikologjik. Vėshtirėsia pėr tė folur pėr migrantėt ėshtė strukturore: i ngjan parimit tė pacaktueshmėrisė tė Heisenberg-ut nė fizikė, sipas tė cilit nuk mund tė njohim njėkohėsisht edhe masėn edhe shpejtėsinė e njė thėrrmije elementare.

Nė njė epokė kur udhėtimi ėshtė thjeshtuar, ku tė huajt kanė mė shumė tė drejta dhe liri, ku diferencat kulturore merren nė vėshtrim nė mėnyrė qė tė mund tė zbėrthehen dhe rimontohen mė lehtėsisht, horizonti i nisjes shndėrrohet nė pėrmasė themelore tė botės. Natyrisht, njerėzit gjithnjė kanė mundur tė ikin pėr ta kėrkuar lumturinė gjetiu – por kjo ka kėrkuar sakrificė.

Ose u ėshtė dashur tė bėjnė luftė, ose tė martohen, ose tė pranojnė t'u nėnshtrohen vendėsve. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit, duket sikur pėrpjekjet pėr tė qėndruar dhe pėrpjekjet pėr t'u larguar janė bėrė tė krahasueshme mes tyre. Nėse ti qėndron nė vendin tėnd, duhet tė luftosh pėr tė drejtėn tėnde qė tė vazhdosh tė bėsh ēfarė je duke bėrė; nėse largohesh, mund t'i pėrmirėsosh shanset e tua nė tregun gjigant tė qytetarive. Nga njėra anė, kemi pjesėmarrjen e vjetėr territoriale; nga ana tjetėr, "votimin me kėmbė" (pėr tė pėrdorur shprehjen gjermano-lindore tė fundviteve 1980).[9] Pėrmasa e lėvizshmėrisė duhet tė merret patjetėr mė seriozisht nė antropologjinė e qytetarisė.

Nocioni i "migrantėve" qė unė pėrdor kėtu mbulon emigrantėt e vonė, punėtorėt stinorė dhe tė paligjshmit. Edhe pasi e kanė rregulluar gjendjen e tyre nė vendin mikpritės, migrantėt ruajnė jo vetėm njė lidhje emocionale me Bullgarinė, por edhe njė adresė tė regjistruar, prona tė patundshme, lidhje profesionale, sigurim shėndetėsor dhe kontakt me familjen e tyre (bashkėshorten/in dhe fėmijėt) qė shpesh e kanė lėnė prapa. Kėtu do tė pėrqendrohem nė migrantėt "e ulėt", ose ata qė nuk kanė ndonjė njohuri paraprake, kredenciale ose kontakte dhe, pėr kėtė arsye, varen nga ndėrmjetėsit (miqtė, bashkėfshatarėt, bashkėvendėsit nga Ballkani, tė afėrmit, etj.). Gjatė procesit tė migrimit, kėta pothuajse gjithnjė humbin diēka nga statusi i tyre social: inxhinieri bėhet murator, mėsuesja bėhet infermiere. Pakica e migrantėve "tė lartė", tė cilėt i lamė jashtė studimit – njerėz me kualifikime tė njohura, kontakte paraprake, kredenciale, njohje tė mirė tė gjuhės sė huaj – janė ata qė, nė thelb, mund tė bėjnė pėrpara me forcat e veta. Periudha kohore ėshtė gjithashtu me rėndėsi: vrojtimet e kėtushme i referohen periudhės midis rėnies sė Murit tė Berlinit dhe futjes sė Bullgarisė nė BE nė janar 2007. Qė nga ajo kohė lėvizshmėria natyrisht nuk ėshtė zhdukur, por tė drejtat e reja qė kanė fituar migrantėt e kanė ndryshuar problemin.

Ē'pamje ka trajektorja ideale-tipike e migrantit? Sipas biografive qė kemi mbledhur, ajo kalon nėpėr katėr periudha. E para ėshtė ėndrra. Pesimizmi i pėrgjithshėm ndaj sė ardhmes sė vendit, sė bashku me imazhe tė turbullta tė botės pėrtej dhe pėrshtypje tė dėgjuara prej miqve ose medias krijojnė njė ndjenjė identifikimi me bashkatdhetarėt qė kanė emigruar me sukses, njėlloj siē identifikohemi me fituesit e lotarisė (ku pėrjashtimi, jo rregulli bien nė sy). Nė vend qė tė pėrllogaritin avantazhet dhe dobėsitė e tyre dhe tė ndėrtojnė njė strategji ekzistenciale globale, migrantėt e ardhshėm luhaten mes shpresės dhe dėshpėrimit. Nė pėrgjithėsi, ata nuk gėzojnė ndonjė mbėshtetje institucionale nga shteti kur vendosin tė emigrojnė dhe varen nga informacione tė mbledhura nė mėnyrė rastėsore, edhe kur nuk manipulohen qėllimisht prej atyre qė pėrfitojnė nga trafiku i njerėzve. Nuk kemi takuar askėnd qė tė ishte pėrpjekur tė mėsonte paraprakisht gjuhėn e vendit destinacion. Pėrgatitja gjuhėsore kėrkon disa vjet, ndėrsa vendimi pėr t'u larguar, sipas biografive qė kemi dėgjuar, merret brenda njė muaji.

Kjo ndiqet nga njė periudhė padukshmėrie. Zakonisht, migranti kalon njėfarė kohe si ilegal, ose tė paktėn jo krejt nė pajtim me rregullat: nuk paguan taksa ose sigurime shoqėrore, paraqit rekomandime tė rreme pėr punė, nuk ka adresė tė regjistruar, etj. Por edhe kur gjithēka ėshtė krejt korrekte, ndjenja e fajit mbetet: gjithnjė do tė ketė njė rregull qė nuk ėshtė pėrvetėsuar ose ndonjė kėrkesė qė nuk ėshtė plotėsuar, ēka e vė migrantin nė rrezik pėr t'u dėbuar. Ndjenja e tė mospasurit tė drejta, e tė qenit qytetar i dorės sė dytė forcohet nga fakti qė, nė periudhėn fillestare, migranti komunikon vetėm me ndėrmjetėsin – atė qė i gjen punė dhe strehim dhe qė luan rolin e pėrkthyesit nė marrėdhėniet me punėdhėnėsin. Pagat janė tė ulėta, puna e pėrkohshme dhe rraskapitėse dhe java dyzet-orėshe duket si privilegj luksoz. Qėllimi nuk ėshtė thjesht tė mbijetosh, por tė kursesh para, ēka mund tė arrihet vetėm duke punuar mė shumė orė. Tė drejtat sociale ose tė punės rezervohen pėr vendėsit, jo pėr tė ardhurit rishtas, tė cilėt ngjallin pėrbuzje dhe armiqėsi ngaqė ulin nivelet e pagave dhe standardet e punėsimit nė vendin mikpritės.[10]

Pas kėsaj vjen integrimi i ngadalshėm, ekuivok. Kalimi nė kėtė fazė tė dytė nuk do tė thotė doemos se janė siguruar dokumentet e nevojshme. Do tė thotė vetėm se migranti ka arritur tė sigurojė njė minimum njohurish, zotėsish dhe kontaktesh qė tė mund tė kujdeset vetė pėr punėt e tij – duke pėrfshirė edhe ēfarė Pierre Bourdieu e quan aftėsia pėr tė thyer rregullat nė pajtim me rregullat.[11] Nė tė njėjtėn kohė, plaga simbolike e humbjes sė statusit shndėrrohet nė urrejtje nė rritje pėr vendin mikpritės dhe nė kockėzim tė identitetit. Horizonti i kthimit vepron si mbrojtje psikologjike ndaj vėshtirėsive tė jetės sė migrantit. Kjo nuk do tė thotė se migranti do tė kthehet doemos, por se ai asnjėherė nuk i kushtohet tėrėsisht jetės lokale, duke e lėnė tė hapur rrugėn pėr t'u tėrhequr.

Mė nė fund, vjen kthimi "triumfal". Ata qė vendosin – ose qė shtrėngohen tė vendosin – pėr tė hequr dorė dhe pėr t'u kthyer nė atdhe, kthimin e pėrjetojnė zakonisht si disfatė. Natyrisht, paraja ėshtė masė joekuivoke e suksesit; por sado shumė parį tė kesh sjellė me vete, mbetet gjithnjė ndjenja se mund tė kishe fituar mė shumė. Veē kėsaj, shoku i pagave shumė mė tė ulėta nė atdhe shkakton depresion. Migrantėt qė kthehen nė atdhe kanė humbur kohė dhe i kanė ndėrprerė lidhjet e dikurshme, ēka e vėshtirėson ri-integrimin; ata tani duhet tė jetojnė me kursimet e tyre, qė firojnė shpejt. Njė reagim kompensues i shpeshtė ndaj kėsaj ėshtė konsumi i dukshėm, i cili synon tė bindė tė tjerėt se personit i ka ecur mirė. Nė shumicėn e rasteve, paratė e kursyera me shumė mundim shpenzohen pėr vetura, apartamente dhe mobilie, dhe vetėm shumė rrallė pėr tė nisur biznese (kėtė tė fundit e bėjnė vetėm ata qė e kishin bėrė kėtė plan qė nė krye). Nė shumė raste, ri-integrimi ėshtė i pamundur dhe migranti largohet sėrish: njėlloj si i huaji i Alfred Schütz-it, ai s'kthehet dot kurrė nė atdhe, sepse ėshtė bėrė tashmė i huaj pėr veten.[12]

Kėsaj trajektoreje tipike tė migrantit do t'i shtoj tani disa vrojtime tė miat kualitative, pėr t'i dhėnė mė shumė peshė antropologjike.

Fati

Rastėsia zė ēuditėrisht vend tė madh nė biografitė. Nė njė kuptim, vetė pėrkufizimi i llojit tė migrantit qė do tė studiohej (ata pa njohuri, kontakte ose zotėsi tė mėparshme) parakupton nisje tė improvizuara. Megjithatė, ne habiteshim kur dėgjonim, nga dhjetėra tė intervistuar, se mė pak se njė muaj kishte kaluar qė nga momenti i vendimit (zakonisht i shkaktuar nga humbja e punės) dhe hipja nė autobus. Si mund tė vendosė dikush qė ta ndryshojė jetėn e vet kaq shpejt, pa pėrgatitje dhe pa ndonjė siguri ēfarėdo? "Ika me pak parį nė xhep dhe numrin e telefonit tė njė djali tė ri, tė birit tė kushėririt tė gjyshes sime, tė cilin nuk e njihja personalisht," tha njė grua qė kishte migruar nė Itali. Ose: "Pėr fat tė mirė, nė autobus, takova njė grua qė doli se ishte e shoqja e njė miku tė burrit tim."

Si gjithnjė, kur njerėzit janė tė dėshpėruar, koincidencat e mrekullishme dhe aksidentet e pashpjegueshme vijnė e shtohen. Udhėtari qė sapo ke takuar tė ofron strehim; kalimtari qė tė pa tek rrije, pa shpresė, nė stacion tė autobusit nė mesnatė, shndėrrohet nė punėdhėnėsin tėnd tė parė. Disa herė kemi dėgjuar historinė e dy shokėve, prej tė cilėve njėri kish vite qė pėrgatitej tė emigronte, ndėrsa tjetri thjesht e kishte shoqėruar. Dhe ja si u erdhi fati: shoku i dytė, ai "ku rafsha mos u vrafsha" (qė ndonjėherė e tregon vetė historinė) ia doli tė mbijetojė jashtė shtetit, ndėrsa tjetri, pedanti, dėshtoi dhe u kthye me bisht nė shalė. Nuk kam ndėrmend tė merrem me legjendat urbane tė migrantėve, por vetėm tė theksoj ndjenjėn e mungesės sė kontrollit ndaj jetės tėnde, qė ėshtė pikėrisht ajo qė pėrfton kėtė lloj tė menduari mitologjik.

Kėtu duhet vėnė re edhe "pakohshmėria" nė tė cilėn gjenden shumica e migrantėve "tė ulėt". Nė shumicėn e rasteve, punėt qė kryejnė nuk u pėrgjigjen shpresave fillestare tė njerėzve nga grupet mė tė larta sociale dhe profesionale: nga pikėpamja e karrierės, nuk ka ndonjė avantazh tė grumbullosh vite shėrbimi nė tregun e punės sė zezė. Le tė kujtojmė rastin e njė studenti qė u regjistrua nė njė universitet tė Europės veriore pėr tė fituar tė drejtėn qė tė punonte si kamerier: ai nuk punonte qė tė mund tė studionte, por bėnte sikur studionte, qė tė mund tė punonte. E vetmja gjė qė e tejkalon pėrfitimin afat-shkurtėr ėshtė, nga njėra anė, paraja dhe nga ana tjetėr, rregullimi i dokumenteve. Migrimi nxjerr nė pah edhe njė mospėrputhje kulturore nė perceptimin e kohės dhe tė moshės midis Lindjes dhe Perėndimit. Nė Bullgari adoleshenca zgjat mė shumė, por pastaj njerėzit punojnė deri vonė nė jetė; pėrkundrazi, nė vende kapitaliste mė tė zhvilluara, njerėzit hyjnė nė jetėn profesionale sa mė herėt qė tė jetė e mundur – meqė asnjėherė nuk duhen lejuar boshllėqe nė CV – por pastaj hidhen jashtė sistemit shumė mė herėt. Tė jetosh nė Perėndim duke ruajtur ritmin bullgar tė kohės do tė thotė ta dėnosh veten me dėshtim. Zgjidhja pėr migrantėt, tė paktėn nė lėmin imagjinar, ėshtė horizonti i ikjes. Ēfarė do tė bėjmė kur tė plakemi dhe tė na heqin nga puna? Do tė kthehemi nė atdhe!

Gjuha

Mosnjohja e gjuhės sė vendit mikpritės luan rol me rėndėsi kritike nė fatin e migrantit. Bullgarėt nuk kanė probleme kulturore madhore me integrimin: feja nuk ngre ndonjė peshė kushedi ēfarė pėr ta, jeta e tyre e pėrditshme ndėrtohet mbi imitimin e modeleve perėndimore dhe marrėdhėniet gjinore nuk ėshtė se ndryshojnė shumė nga ato nė Perėndim. Pėr kėtė arsye gjuha merr rėndėsi si cak kulturor.

Midis 40 dhe 50 pėr qind e bullgarėve deklarojnė se nuk dinė asnjė gjuhė tė huaj.[13] Natyrisht, kjo nuk do tė thotė se aftėsitė e 50-60 pėrqindėshit tjetėr janė testuar: gjendja e mjerueshme e mėsimdhėnies sė gjuhėve tė huaja nė Bullgari dihet. Shumica dėrmuese e brezit mė tė vjetėr, qė ka studiuar gjatė viteve tė socializmit, ka mėsuar si gjuhė tė huaj rusishten, e cila gjithsesi nuk ndihmon nė BE. Nga kjo shifėr duhet zbritur edhe rreth njė e dhjeta e qytetarėve bullgarė pėr tė cilėt gjuhė e dytė ėshtė turqishtja ose ndonjė gjuhė tjetėr ballkanike. Veē statistikave, ka njė faktor strukturor qė e redukton ndjeshėm njohjen e gjuhėve: me pak pėrjashtime, tė rinjtė bullgarė nuk i studiojnė gjuhėt e vendeve kryesore ku emigrojnė: Spanjė, Itali dhe Greqi. Rezultati ėshtė sa i thjeshtė aq edhe i frikshėm. Nė shumicėn e rasteve, gjuha mėsohet pas arritjes nė vend, gjatė njė ekzistence tė dhimbshme, tė pėrkohshme dhe margjinale.

Problemi mund tė ilustrohet me njė shembull konkret. Ekipi ynė mėsoi, jo pa njė farė habie, se gratė rumune qė punojnė nė Itali si kujdestare pėr tė moshuar paguhen njė qind euro mė shumė nė muaj se gratė bullgare nė tė njėjtat punė. Pėr njė rrogė prej 600-700 eurosh, kjo diferencė ėshtė e konsiderueshme. Pėrtej shpjegimeve kulturaliste dhe stereotipave, arsyeja pėr diferencėn ėshtė e rėndomtė: Rumunet kuptojnė pak italisht, pėr shkak tė afrisė mes gjuhėve romane, ēka i bėn infermiere mė tė mira, nė kushte tė barabarta. Gjatė intervistave me punėtorė ndėrtimi qė kishin punuar nė Spanjė,[14] mėsuam se zotėrimi i gjuhės sė vendit deri nė atė shkallė sa tė mund tė diskutosh me punėdhėnėsin pa ndihmėn e dikujt tjetri mund tė ta ngrejė rrogėn deri 50%, meqė ashtu nuk ka mė nevojė t'i paguhet ndonjė komision ndėrmjetėsit.

Bullgarėt jashtė shtetit shpesh paguhen diēka pėr t'u gjetur punė tė ardhurve rishtas dhe ndonjėherė edhe i lėshojnė me nėn-qira banesat e mjerueshme qė kanė marrė ata vetė me qira.[15] Kemi dėgjuar shumė histori pėr tė porsa-ardhur qė janė grabitur prej bashkatdhetarėve tė tyre bullgarė natėn e parė qė kanė mbėrritur; goditje e rėndė, po tė kihet parasysh se kėta njerėz i mbanin me vete tė gjitha paratė qė kishin. Qė kėtej qėndrimi krejtėsisht ambivalent ndaj bashkatdhetarėve: nga njėra anė, "punė bullgarėsh," "kėshtu jemi ne, gjithnjė duam t'ia hedhim njėri-tjetrit". Nga ana tjetėr, "bullgari ėshtė bullgar," "nuk ka njeri tjetėr qė tė ndihmon."

Roli i ndėrmjetėsit nuk kufizohet vetėm me gjuhėn; njė tjetėr detyrė kryesore ėshtė tė ndihmojė me shkeljen e ligjit, duke njohur zbrazėtitė dhe zonat gri. Kjo ka rėndėsi tė veēantė nė Europėn jugore, ku asnjė dokument dhe asnjė rekomandim nuk mund tė zėvendėsojė kontaktin personal. Atje ku marrja nė punė gjithnjė bėhet nėpėrmjet njė vlerėsimi ballė pėr ballė, duhet qė dikush tė tė ēojė, fizikisht, pėr tė takuar bosin e ardhshėm. Ndėrmjetėsit janė zakonisht imigrantė mė tė moshuar, qė e kanė pėrjetuar tashmė ekzistencėn gjysmė-legale, pėr shembull afrikanė ose shqiptarė nė Itali, ose latino-amerikanė nė Spanjė. Ata shkaktojnė, te europiano-lindorėt, njė krizė raciste identiteti tė ngjashme me "mjerimet e pozicionit" (misčres de position) tė cilat i ka parė Bourdieu nė periferitė urbane tė Francės, ku njerėzit e matin fatin e tyre tė keq nėpėrmjet paragjykimeve qė kanė ("mė keq ku tė shkosh, tė komandon zezaku!"). Njė fenomen tjetėr ėshtė pėrvijimi i solidariteteve tė zbehta rajonale mbi bazė ballkanike, ku serbė, kroatė ose turq tė stabilizuar mirė kujdesen pėr bullgarėt e porsa-ardhur. Ndryshe nga ndėrmjetėsi afrikan, serbi vjen me njė ngarkesė emocionale specifike: ai mund tė tė shfrytėzojė, por megjithatė ai ėshtė "yni". Ēuditėrisht, solidaritete post-socialiste (p.sh. me rusėt ose polakėt) ndeshen rrallė, ndoshta pėr shkak tė ndryshimeve nė marrėdhėniet qė vendosėn me BE vendet e ish Bllokut Lindor pas rėnies sė komunizmit.

Kockėzimi I Stereotipave

Disa kanė argumentuar se pėrzierja globale, nė vend qė tė shtojė mirėkuptimin dhe tolerancėn, ka shumėfishuar kufijtė dhe acaruar konfliktet.[16] Ēdo ndėrveprim kulturor bazohet nė stereotipat; vetė esenca e shenjės implikon reduktimin e veēantisė sė pafund nė njė strukturė tė thjeshtė qė mund ta njohim sa herė qė tė jetė nevoja.

Kockėzimi pėr tė cilin flas ėshtė rezultat jo thjesht i kontakteve fizike mė tė shpeshta mes njerėzve nga komunitete tė ndryshme, por edhe i shpėrbėrjes sė hapėsirės publike nė tė cilėn ndodhin kėto kontakte. Kjo ka vlerė jo vetėm pėr gjuhėn, por edhe pėr horizontin e vlerave, rregullave dhe shprehjes sė institucionalizuar tė interesit publik. Mosbesimi qė ushqejnė migrantėt ndaj institucioneve ėshtė domethėnės; si rregull, ata parapėlqejnė tė dėrgojnė parį nė atdhe dorazi me anė tė njė tė panjohuri, mė shumė se tė pėrdorin njė transfertė bankare,[17] e ēka, nė analizė tė fundit, nuk ėshtė se u kushton mė pak. Nga njėra anė, ndaj migrantėve ka diskriminim; nga ana tjetėr, ata tolerohen si burim ekonomik i rėndėsishėm, madje edhe pėrfitojnė periodikisht nga "amnistia", me fjalė tė tjera, u jepet mundėsia tė sistemohen me dokumente. Kjo gjendje e dyfishtė, e cila veēanėrisht mbizotėron nė vendet europiano-jugore, redukton koston e punės dhe standardet sociale, duke krijuar njė nėnshtrueshmėri tė pėrgjithshme.

Njė efekt tjetėr ėshtė acarimi i konflikteve etnike. Kėtu i referohem Fredrik Barth-it, i cili realizoi njė kthesė kopernikane nė tė menduarit e kėtij koncepti, duke treguar se nuk ėshtė identiteti etnik qė krijon kufij, por, pėrkundrazi, janė kufijtė qė shkaktojnė eksperienca identitare.[18] Me fjalė tė tjera, praktikat e lėvizshmėrisė, takimi me rivalė dhe lufta pėr burime projektohen nė imagjinatė si diferenca tė thella, thelbėsore, tė cilat kristalizohen nė imazhe dhe narrativa.[19] Termin "etnik" unė e pėrdor kėtu me kuptimin e mėposhtėm: njė imagjinim [fiction] qė rezulton nga kufijtė, pėrplasjet dhe rivalitetet.

Intervistat me migrantėt janė burim i pashtershėm stereotipesh, sidomos po tė flasėsh me gratė. Italianėt janė pėrtacė; gratė ukrainase janė "gati tė bėjnė gjithēka qė ta mbyllin muajin"; burrat anglezė janė xhentėlmenė tė vėrtetė, sepse "gjithnjė i paguajnė faturat", ndėrsa gjermanėt janė "njerėzit mė tė kėqij nė botė." Ja si i pėrshkroi njė grua e re, qė kishte punuar si kameriere nė Gjermani:

Janė tė llahtarshėm, racė e keqe dhe mendojnė vetėm si tė bėhen tapė. Hedhin pordhė, gromėsijnė, shfryjnė hundėt me zhurmė dhe, sapo shohin njė vajzė tė re, kėrkojnė tė flenė me tė.

Ndoshta kjo neveri etnike mund tė kuptohet mė mirė po tė pėrfytyronim si do tė ndihej kjo vajzė nė njė klub nė Bullgari, shumė mė poshtė nivelit tė saj social-kulturor. Urrejtja etnike pakėsohet nė vende me legjislacion liberal, ku migrantėt trajtohen mė barazisht dhe si pasojė integrohen mė lehtė. Qė kėtej spanjollėt, qė deri pak kohė mė parė mendoheshin prej bullgarėve si tė huaj, ekzotikė dhe tė pakuptueshėm, nisėn tė dalin nė intervistat si "mė tė afėrtit me ne", "jugorė" dhe "qė u pėlqen tė festojnė". Pėrkundrazi, pėrvoja e legjislacionit tė rreptė nė Europėn e veriut sikur e zhvlerėson kujtimin e aleancave tė Bullgarisė me Gjermaninė, ose tė kohės kur bullgarėt quheshin "prusianėt e Ballkanit."

Hipoteza pėr pėrshtatjen e heshtur tė identiteteve me praktikat sociale mbėshtetet nga njė hollėsi tjetėr kureshtare: bullgarėt nė emigracion shpesh pretendojnė se vijnė nga vende tė tjera, me reputacion mė tė mirė. Meqė pėr Bullgarinė tė tjerėt pothuajse nuk dinė asgjė, migrantėt huazojnė maskėn etnike tė vendeve qė njihen mė mirė, si Serbia, Turqia dhe Rusia. Kėtė e ilustron mė sė miri njė histori qė e kemi dėgjuar nė versione tė ndryshme dhe qė, pas gjase, s'ėshtė veēse legjendė urbane:

Dikush ēon njė djalė tė ri bullgar te njė punėdhėnės spanjoll. "Nga je ti?" e pyet bosi. "Nga Greqia, vendlindja e filozofisė." "Oh, shkėlqyeshėm. Kam njė bashkatdhetar tėndin kėtu, eja ta takosh." Yni nis tė djersijė dhe gjunjėt i dridhen teksa i afrohet "Grekut" tjetėr, qė duket edhe ai i shqetėsuar. "Nga tanėt je?" mėrmėrit bullgarisht. Dhe tjetri ia kthen hareshėm: "Shyqyr Zotit, se nuk po dija si tė dilja nga ky siklet!" Dhe tė dy bashkatdhetarėt pėrqafohen, nė sy tė punėdhėnėsit qė buzėqesh.

Tele-Familjet

Ka edhe njė cak tjetėr pėr shkėmbimin e lirė tė njerėzve, parave dhe mallrave, tė cilin liberalizmi nuk mund ta shpėrfillė: familja. Ti je i lidhur me familjen tėnde para dhe pėrtej kontratės sė lirė; ēka shtron disa pyetje serioze pėr lėvizshmėrinė globale.

Si mund tė gjejnė edhe burri edhe gruaja punė njėkohėsisht? Kjo zakonisht nuk ndodh dhe ēiftit i duhet tė jetojė deri nė dhjetė vjet veē e veē, nė pritje pėr familjen tė bashkohet, pasi ai qė ėshtė larguar i pari, tė stabilizohet dhe tė jetė nė gjendje tė thėrrasė tė tjerėt. Ndėrkohė, i ikuri dėrgon parį nė shtėpi, sasia e tė cilave ndryshon nė vartėsi tė tė ardhurave qė ka; shpesh njė qind euro nė muaj konsiderohet si njė mbėshtetje e mirė. Nė disa raste, nisja vjen si rezultat i njė krize brenda ēiftit; nė raste tė tjera, ajo e nxit krizėn dhe ndodhin marrėdhėnie paralele.

Njė hollėsi e papritur qė doli nga biografitė ka tė bėjė me moshėn relativisht tė madhe tė emigrimit. Nė grupin qė e pėrkufizuam si migrantė "tė ulėt", kemi ndeshur herė pas here nė rastin e mėposhtėm: dikush martohet, bėn njė fėmijė, pastaj emigron nė moshėn 30-40 vjeē. Njė shpjegim i mundshėm pėr kėtė do tė ishte, siē u vėrejt, adoleshenca e zgjatur e bullgarėve: tė rinjtė jetojnė me prindėt deri vonė dhe vetėm pasi martohen fillojnė tė pėrballen me vėshtirėsitė e jetės dhe tė kėrkojnė pėr zgjidhje tė mrekullishme. Natyrisht, ngjarjet qė bėhen shkas pėr nisjen veprojnė sė bashku: ti lind njė fėmijė, pastaj punėdhėnėsi yt i papėrgjegjshėm tė pushon nga puna.

Sa pėr fėmijėt, ata janė, natyrisht, barrė e rėndė pėr migrantėt. Zakonisht fėmijėt nuk mbulohen prej sistemeve tė sigurimeve shoqėrore dhe, pėr mė tepėr, i ekspozojnė migrantėt ndaj gjithfarė kontrollesh administrative dhe policore. Pasi largohet nėna,[20] fėmija qėndron me gjyshen, qė fiton jo vetėm rol dhe vėmendje, por edhe mbėshtetjen financiare pėr "shtėpinė ku po rritet fėmija." Por kjo nuk ka tė bėjė me praktikėn e vjetėr tė adoptimit: nėna ėshtė e pranishme nė jetėn e pėrditshme tė fėmijės si njė tele-nėnė e re, globale, qė merr nė telefon celular ēdo ditė duke pėrdorur karta me skonto tė posaēme, ose, nė rastet mė tė suksesshme, shfaqet e buzėqeshur ose e pėrlotur nė ekranin e Skype. Ajo e pyet tė birin se ēfarė hėngri pėr mėngjes, nėse i ka bėrė detyrat e shtėpisė, e qorton kur bėn faj, aplikon ndėshkime nė distancė dhe premton dhurata; me njė fjalė, merr pjesė aktive nė edukimin e tij. Dramat qė ndodhin kur kėta tele-fėmijė ribashkohen me nėnat e tyre janė tė dhimbshme: natyrisht, teknologjia nuk mund ta zėvendėsojė praninė fizike; prindi idealizohet dhe shndėrrohet nė fantazmė.

Nė fakt, fėmijėt janė thelbėsorė pėr ideologjinė e migrimit: nė biografitė, fakti qė ata lihen pa prindėt pėr shumė vjet (shpesh gjatė periudhės mė tė vėshtirė tė jetės) paraqitet si sakrificė "pėr tė mirėn e tyre." Prindėt migrojnė nė mėnyrė qė fėmijėve tė mos u mungojė asgjė, dhe qė tė kursejnė pėr t'u blerė njė apartament, nė mėnyrė qė njė ditė fėmijėt mund tė bashkohen me ta nė dhé tė huaj. Megjithatė, fėmijėt e migrantėve me tė cilėt kemi biseduar duken shumė mė pak tė gatshėm pėr tė udhėtuar se prindėt e tyre. Migrimi ėshtė diēka e rėndė, e frikshme, degraduese; atdheu duket mė i mirė.

Natyrisht, rruga mė e mirė pėr t'u integruar nė mjedisin e huaj ėshtė duke u martuar. Kemi ndeshur vetėm nė pak raste tė tilla, ngaqė kush martohet del nga komuniteti bullgar, ose ngaqė ato nuk pėrfshihen nė pėrkufizimin e grupit tė studiuar: ata qė martohen zakonisht mund tė komunikojnė, kanė miq dhe marrėdhėnie. Endogamia e bullgarėve jashtė shtetit (dhe tė komuniteteve tė emigrantėve nė pėrgjithėsi) ka tė bėjė, nė masė tė madhe, me pagatishmėrinė pėr tė investuar nė komunikim, pėr tė shpenzuar parį pėr tė ftuar mysafirė, pėr tė bėrė dhurata, ose pėr t'u pėrshtatur me jetėn kulturore tė vendit mikpritės. Nė Rila, njė qytet bullgar banorėt e tė cilit rregullisht migrojnė nė Pamplona, unė pyeta tė intervistuarit nėse kishin shkuar ndonjėherė nė ndeshjet e demave, qė atje tėrheqin aq shumė turistėt. Pėrgjigjja ishte jo: ata i pėrdornin ditėt e pushimit gjatė ndeshjeve tė demave pėr tė vizituar Bullgarinė, sepse atėherė mund tė lėviznin lirisht. Kushton mė lirė tė ulesh nė njė stol nė park dhe tė pish atje birrėn qė blen nė supermarket ose ta festosh Vitin e Ri nė dhomėn tėnde. Problemi nuk ėshtė thjesht qė ashtu nuk e mėson dot gjuhėn (pėr ēka kėta njerėz janė tė vetėdijshėm), por edhe qė ashtu mbetesh jashtė rrjeteve, nuk vendos dot lidhje dhe nuk bėn dot miq (pėr ēka ata, pėrkundrazi, nuk janė tė vetėdijshėm).

Jeta e dyfishtė

Ky studim nxori nė dritė njė pamje mjaft trishtuese. Takuam njerėz jetėt e tė cilėve ishin ndarė mė dysh: nga njėra anė, punė e rėndė, kursim, poshtėrim; nga ana tjetėr, dėfrim, konsum, krekosje. Njė ndryshim i ngjashėm u shkaktua nga ndarja midis punės dhe kohės sė lirė gjatė zhvillimit tė kapitalizmit industrial nė shekullin XIX. Kjo ndarje sot nuk ėshtė vetėm kohore, por edhe gjeografike: njerėzit shkojnė jashtė shtetit pėr tė punuar dhe kthehen nė atdhe pėr tė shpenzuar. Nė njė farė kuptimi, turistėt nga vendet e pasura lėvizin nė drejtim tė kundėrt, por duke ndjekur tė njėjtėn strukturė tė nėnvendosur. Ose, nė versionin nė distancė: njėri punon jashtė shtetit, tė afėrmit e tij shpenzojnė nė atdhe.

Njė nga shkaqet e natyrshme tė kėsaj dukurie ėshtė diferenca midis kostos sė punės dhe tė mallrave tė konsumit: meqė prodhimi kombėtar bruto i Bullgarisė ėshtė, nė terma relativė, sa njė e treta e mesatares sė BE, gjithēka qė fitohet jashtė shtetit duket dy herė mė shumė, dhe gjithēka e shpenzuar nė atdhe duket dy herė mė e lirė.[21] Migranti papritur e sheh veten disa herė mė tė pasur – tė paktėn ashtu ndihet (meqė nė kėto llogaritje nuk mund tė pėrfshijmė vetė-shfrytėzimin, mjerimin, padrejtėsinė, ose problemet nė jetėn private).

Natyrisht, kjo formė tė jetuari ka njė farė efektshmėrie: ajo stimulon ekonominė, u lejon miliona njerėzve tė mbijetojnė dhe ėshtė praktikuar, pėr dhjetėvjeēarė, nga italianėt ose portugezėt nė Francė, ose nga meksikanėt nė ShBA. Nė bllokun sovjetik, ajo bashkėjetonte me sistemin e lejeve tė qėndrimit dhe migrimit tė kushtėzuar.[22] Gjatė modernitetit klasik, megjithatė, migrimi kishte njė drejtim fiks, meqė atėherė kishte njė qendėr dhe njė periferi, tė madhe dhe tė vogėl, dhe njerėzit synonin tė sistemoheshin pėrgjithnjė, ēfarė nėnkupton natyralizimin dhe fitimin e tė gjitha tė drejtave tė qytetarėve vendės. Lėvizshmėria post-moderne e sotme ėshtė njė luhatje konstante mes dy poleve dhe nuk kuptohet mirė se nga nisen njerėzit dhe ku mbėrrijnė. Studenti i kėtushėm shkon tė vjelė portokalle nė fshatin e atjeshėm; mėsuesi bėhet infermier pėr tė moshuarit. Natyra e re, rizomatike e hapėsirės mund tė shihet nė itineraret e autobusėve, tė cilėt nuk nisen mė nga Sofja pėr Madrid, por lidhin drejtpėrdrejt mes tyre qendrat e vogla tė banuara.

Konceptet

Pėr tė reflektuar rreth lėvizshmėrisė sė re mund tė ndihmojė koncepti i "dispozimit" [dispositive], i pėrdorur nga Michel Foucault nė Discipline and Punish (1975). Nė frėngjisht, kjo fjalė do tė thotė jo vetėm rregullim teknik, por edhe dislokim i forcave tė rendit ose ushtarake: sugjeron lidhjen mes pėrmasave diskursive dhe hapėsinore tė pushtetit. Dispozimi disiplinor ėshtė, nė kėtė kuptim, njė formacion heterogjen qė shkon pėrtej "epistemės" nė Archeology of Knowledge (1966), duke ia shtuar asaj institucionet, sistemimet arkitektonike, territorializimin, taksonomitė, masat legjislative, termat shkencorė, qėndrimet morale dhe kėshtu me radhė.

Dispozimi i dijes/pushtetit nuk zotėron ndonjė transcendencė. Pėrkundrazi, ėshtė forma vetė e ndėrveprimeve shoqėrore, pra pėrfshin edhe pushtetin edhe qėndresėn ndaj pushtetit, ēka thuhet dhe ēka lihet nė heshtje, vetėdijen dhe tė pavetėdijshmen. Rregullimi liberal i modernitetit shkon edhe mė tej: ai nėnkupton njė farė doze tė lirisė, siē shprehet nė formulėn fiziokratike tė laissez-faire. Pėr Foucault-in, kjo liri liberale e lėvizjes ėshtė ana e kundėrt e dispozimit tė pushtetit. Njerėzit (nė kėtė rast, migrantėt) qė lihen tė qarkullojnė lirisht ndjekin konfigurimin e realitetit, duke marrė parasysh gjurmėt e lėna aty nga vetė dispozimi. Pėr mė tepėr, dispozimi ėshtė i sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė drejtojė rrjedhat e lira tė njerėzve.[23] Nuk pretendoj tė jem veēanėrisht origjinal, po tė them se lėvizshmėria e sotme e liberalizuar dhe e fuqizuar ecėn nė njė hap me "luftėn kundėr terrorit",[24] si forma mė e dukshme e dispozimit tė ri trans-kombėtar tė pushtetit. Rrjedha tė reja lihen tė lira tė qarkullojnė rreth linjave dhe kufijve qė fiksohen nė sistemime tė reja.

Kjo anė tjetėr e dispozimit disiplinor sugjerohet nga koncepti i "modernitetit likuid", i pėrpunuar nga Zygmunt Bauman. Nė kėtė botė problemet nuk zgjidhen nėpėrmjet luftės dhe konfliktit, por nėpėrmjet ikjes, arratisjes, rrėshqitjes dhe shmangies.[25] Nė kėtė botė gjithashtu mbretėron pasiguria, ambiguiteti rrėnjėsor dhe vetė-fshirja e pandėrprerė e tė gjitha dijeve, e tė gjitha besnikėrive tė mėparshme. Shteti dhe socialiteti, nė pėrgjithėsi, "arratisen"[26]. Duke ndjekur njė invariant tė vjetėr antropologjik nė tė gjitha kulturat njerėzore, pushteti ėshtė afėr kaosit dhe vdekjes: ai kėrcėnon tė lėrė tė lira forcat e sė keqes, nėse nuk i bindesh. Nė botėn post-nacionale, pushteti kėrcėnon me zhdukjen e vet: Nuk dėshiron tė punosh me pagė mė tė ulėt? Atėherė po e zhvendosim fabrikėn nė Bangalore.[27] Megjithatė, ēlirimi i pushtetit nga dispozimi i vet, shkėputja e tij nga lokacioni hapėsinor dhe pėrgjegjėsitė ndaj komuniteteve njerėzore qė qeveris[28], ėshtė adoptuar sot nga vetė subjektet. Kėtė strategji tė rezistencės unė e kam quajtur gjetiu "qytetari fluide"[29], e cila praktikohet midis dy poleve, prej tė cilave asnjėri nuk ėshtė i qėndrueshėm, pėrfundimtar ose i tillė qė t'i tėrheqė plotėsisht energjitė qytetare. Pėr qytetarinė fluide ēdo problem mund tė zgjidhet nėpėrmjet ikjes, dhe ka gjithnjė njė horizont tė gjetiut. Sunduesit ikin pėr tė ndėshkuar dhe pushtuar; tė sunduarit ikin pėr tė shpėtuar dhe rezistuar. E parė nė kėtė mėnyrė, kjo ėshtė njė fitore e mrekullueshme ndaj vdekjes, ose sė paku ndaj frikės nga vdekja: jeta kurrė nuk kockėzohet dhe kurrė nuk mbetet fatalisht e lidhur pas tokės qė ka njeriu nėn kėmbė.

 

  • [1] Shih: John Urry, Global Complexity, Polity: Cambridge 2003.
  • [2] Shih: Tim Richardson, "Making European spaces – new corridors in Eastern Europe", nė: Bittner, R., Wilfried Hachenbroich (eds.), Transit Spaces, Berlin 2006, 50-73; David Morley, Kevin Robins, Spaces of identity: global media, electronic landscapes and cultural boundaries, Londėr 1995.
  • [3] Projekti ishte tė grumbullonim histori jetėsh gjatė tė njėjtit udhėtim me autobus (nė Itali, Austri, Gjermani dhe Francė), si dhe tė bėnim punė nė terren, nė dy nga qytetet me mė shumė migrantė nė Bullgari – Dupnica dhe Rila. Projekti u vu nė jetė me mbėshtetjen e Qendrės Studimore pėr Shkenca Shoqėrore, tė Universitetit tė Sofjes. Morėn pjesė studentėt e antropologjisė kulturore Silvia Petrova, Desislava Koleva, Nia Neykova, Anton Georgiev dhe Deyan Petrov; njė nga kriteret pėr ta formuar ekipin ishte qė tė kishim pasur tė gjithė nga pak pėrvojė migrimi.
  • [4] Shih projektet "Coming Home" dhe "The Bulgarian Dream", tė drejtuara nga Ministria e Ekonomisė, http://www.jobtiger.bg/cominghome/.
  • [5] Zyrtarisht, nė vitin 2006 Bullgaria kishte 7.4 milion banorė. Megjithatė, askush nuk e di me siguri se sa vetė banojnė nė vend nė njė moment tė dhėnė.
  • [6] Shih: Dorothy J. Solinger, "China's Floating Population", nė: Merle Goldman, Roderick MacFarquhar (eds.), The paradox of China's post-Mao reforms, Harvard edition, World, 1999.
  • [7] Nė lidhje me vlerėsimet dhe vėshtirėsitė e njė pėrafrimi tė tillė, shih Petya Kabakchieva, "Crossing Borders: Changing Roles, Changing Identities (Temporary Migration as a Form of Socio-Cultural Exchange in the Enlarged EU)", Research paper CAS, Sofje, 2006.
  • [8] Sipas Departamentit tė OKB-sė pėr Demografinė, nė vitin 2002, 175 milion vetė jetonin jashtė vendit ku kishin lindur. Shih: Barbara Crossette, "Millions of People Worldwide on the Move", in The Atlantic, 17 maj 2004, http://www.theatlantic.com/foreign/unwire/crossette2004-05-17.htm.
  • [9] Ky zhvillim u parapri nga migrimi brenda vendit i banorėve tė zonave rurale, qė arriti kulmin, nė Bullgari, midis viteve 1950 dhe 1970.
  • [10] Ksenofobia proteksioniste ėshtė mė shumė karakteristikė e tė majtėve; ksenofobia e tė djathtėve zakonisht ka motive kulturore.
  • [11] "Nėse do tė propozonim njė pėrkufizim kulturor tė pėrsosmėrisė, unė do tė thoja se kjo ėshtė tė dish si tė luash me rregullėn deri nė limit, ta shkelėsh rregullėn sipas rregullave" Pierre Bourdieu, La misčre du monde, Paris: Seuil 1993, 82.
  • [12] Alfred Schütz, L'étranger; l'homme qui revient au pays, Paris: Allia 2003.
  • [13] P.sh., Dnevnik e dt. 22 shkurt 2007 jep 41 pėr qind, dhe Darik Radio e 26 janar 2007, 44 pėr qind.
  • [14] E kryer nė qytetin e Rilės, nė Bullgarinė e jugut.
  • [15] Rasti mė pikant ishte i njė personi nė periferinė "bullgare" tė Milanos, qė u jepte me qira patriotėve tė vet makina tė vjetra, tė braktisura nė anė tė rrugės, qė kėta tė kalonin aty natėn.
  • [16] Shih p.sh. Klaus Roth, Kulturwissenschaften und Interkulturelle Kommunikation. Der Beitrag der Volkskunde zur Untersuchung interkultureller Interaktionen. St. Ingbert 2004.
  • [17] Nė njė rast, na treguan pėr "paratė e ėmbla" qė njė grua ia dėrgonte, nga Italia, familjes qė kishte nė fshatin e Vlladajės. Kujtuam nė fillim se kjo shprehje ishte metaforike, por pastaj doli se paratė ishin transportuar nė kuti sheqeri, tė futura nė bagazh.
  • [18] Fredrik Barth ed., Ethnic groups and boundaries. The social organization of cultural difference, Oslo: Universitetsforlaget 1969.
  • [19] Mė parė, kėtė konstruksion tė vetes nė marrėdhėnie dhe nė kundėrvėnie me Tjetrin unė e kam quajtur "lojėra tė identitetit". Shih: Ivaylo Ditchev, Borders between Me and Me, Sofia: Bulgarski Pissatel, 1990.
  • [20] Ndryshe nga rastet e kurbetit pėr tė nxjerrė bukėn e gojės gjatė shekullit XIX, migrimi i ri ėshtė gjithnjė e mė i femėrzuar: 60 pėr qind e personave qė lėvizin janė femra, madje nė vende si Italia dhe Greqia janė akoma mė shumė. Shih: Svetla Kostadinova, "Bulgarian emigrants – more benefits than losses for Bulgaria", Institute for Market Economy 2005, http://ime.bg/uploads/docs/5f4c0b_Migration_Svetla.pdf.
  • [21] Do tė dėshiroja qė ky ushtrim amatoresk nė makro-ekonomi tė merrej si figurė letrare.
  • [22] Ivaylo Ditchev, "Communist Urbanization and Conditional Citizenship", in: City, vol. 9, no. 3, 2005.
  • [23] Shih: Michel Foucault, Dits et écrits II, Gallimard, Paris 2001, 50; po ashtu Gilles Deleuze, "Qu'est-ce qu'un dispositif?," nė: Michel Foucault philosophe, Paris: Seuil 1989, 185-195; Louis Philippe Blanchette, Michel Foucault, "Genčse du biopouvoir et dispositifs de sécurité", nė: Lex Electronica vol. 11, no 2, 2006, http://www.lex-electronica.org/articles/v11-2/blanchette.htm; pwr territorialitetin, shih R. Sack, Human territoriality. Its theory and history, Cambridge: CUP 1986.
  • [24] Pėr tė krijuar njė ide pėr natyrėn arbitrare, ose tė lidhur me pushtetin tė frikės nga ēfarė sot quhet "terror" nė Amerikė, i referohem vlerėsimit tė gazetės britanike Daily Mirror (nė gusht 2006) pėr gjasat e shkaqeve tė vdekjes nė Britaninė e Madhe. Shansi pėr tė vdekur nė njė aksident rrugor ėshtė 1/8000; vdekja nga helmimi ushqimor 1/300000; nga mbytja nė vaskė, 1/650000; nga rrėzimi nga krevati, 1/8000000; nga njė akt terrorist, 1/9300000. Pėrfytyroni njė kryeministėr qė t'i shpallte luftė rėnies nga krevati!
  • [25] Zygmunt Bauman, Liquid Modernity, Cambridge: Polity 1999, 11.
  • [26] Anthony Giddens, Runaway World. How globalization is reshaping our lives, London and New York: Routledge 1999.
  • [27] Kėsaj bote tė re do t'i shkonte si moto aforizmi cinik i ekonomistit britanik Joan Robinson: "E vetmja gjė mė e keqe se tė tė shfrytėzojnė ėshtė tė mos tė shfrytėzojnė."
  • [28] Aihwa Ong flet pėr qytetari fleksibėl, duke pasur parasysh "strategjitė dhe synimet e menaxherėve, teknokratėve dhe profesionistėve itinerantė qė kėrkojnė mėnyra pėr t'i shmangur regjimet e shteteve-komb dhe pėr t'i shfrytėzuar ato". Shih: Aihwa Ong, Flexible citizenship. The cultural logics of transnationality, Duke University Press, Duhram and London 1999, 112.
  • [29] Ivaylo Ditchev, "Fluid citizenship. Utopia of Freedom or Reality of Submission?", nė: Eurozine, http://www.eurozine.com/articles/2006-02-15-ditchev-en.html


Published 2012-08-10


Original in Bulgarian
Translation by Ardian Vehbiu
First published in Critique and Humanism 25 (2008) (Bulgarian version); Eurozine (Albanian version)

Contributed by Albanian Media Institute
© Ivaylo Ditchev / Albanian Media Institute
© Eurozine
 

Focal points     click for more

Beyond Fortress Europe

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/lawborder.html
The fate of migrants and refugees attempting to enter Fortress Europe has triggered a new European debate on laws, borders and human rights. A debate riddled with the complex, often epic, narratives that underlie immediate crisis situations. [more]

Russia in global dialogue

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/eurocrisis.html
In the two decades after the end of the Cold War, intellectual interaction between Russia and Europe has intensified. It has not, however, prompted a common conversation. The focal point "Russia in global dialogue" seeks to fuel debate on democracy, society and the legacy of empire. [more]

Ukraine in focus

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/publicsphere.html
Ten years after the Orange Revolution, Ukraine is in the throes of yet another major struggle. Eurozine provides commentary on events as they unfold and further articles from the archive providing background to the situation in today's Ukraine. [more]

The ends of democracy

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/democracy.html
At a time when the global pull of democracy has never been stronger, the crisis of democracy has become acute. Eurozine has collected articles that make the problems of democracy so tangible that one starts to wonder if it has a future at all, as well as those that return to the very basis of the principle of democracy. [more]

The EU: Broken or just broke?

http://www.eurozine.com/comp/focalpoints/eurocrisis.html
Brought on by the global economic recession, the eurocrisis has been exacerbated by serious faults built into the monetary union. Contributors discuss whether the EU is not only broke, but also broken -- and if so, whether Europe's leaders are up to the task of fixing it. [more]

Support Eurozine     click for more

If you appreciate Eurozine's work and would like to support our contribution to the establishment of a European public sphere, see information about making a donation.

Time to Talk     click for more

Time to Talk, a network of European Houses of Debate, has partnered up with Eurozine to launch an online platform. Here you can watch video highlights from all TTT events, anytime, anywhere.
Dessislava Gavrilova, Jo Glanville et al.
The role of literature houses in protecting the space for free expression

http://www.eurozine.com/timetotalk/european-literature-houses-meeting-2014/
This summer, Time to Talk partner Free Word, London hosted a debate on the role that literature houses play in preserving freedom of expression both in Europe and globally. Should everyone get a place on the podium? Also those representing the political extremes? [more]

Eurozine BLOG

On the Eurozine BLOG, editors and Eurozine contributors comment on current affairs and events. What's behind the headlines in the world of European intellectual journals?
Ben Tendler
Law and Border - House Search in Fortress Europe: Further resources

http://www.eurozine.com/blog/
In addition to the Official conference report on The 26th European Meeting of Cultural Journals and all the articles in the focal point Beyond Fortress Europe, we've begun to collect resources mentioned during discussions in and around the sessions in Conversano, Italy. [more]

Vacancies at Eurozine     click for more

There are currently no positions available.

Editor's choice     click for more

Felix Stalder
Digital solidarity

http://www.eurozine.com/articles/2014-02-26-stalder-en.html
As the culture and institutions of the Gutenberg Galaxy wane, Felix Stalder looks to commons, assemblies, swarms and weak networks as a basis for remaking society in a more inclusive and diverse way. The aim being to expand autonomy and solidarity at the same time. [more]

Literature     click for more

Olga Tokarczuk
A finger pointing at the moon

http://www.eurozine.com/articles/2014-01-16-tokarczuk-en.html
Our language is our literary destiny, writes Olga Tokarczuk. And "minority" languages provide a special kind of sanctuary too, inaccessible to the rest of the world. But, there again, language is at its most powerful when it reaches beyond itself and starts to create an alternative world. [more]

Piotr Kiezun, Jaroslaw Kuisz
Literary perspectives special: Witold Gombrowicz

http://www.eurozine.com/articles/2013-08-16-kuisz-en.html
The recent publication of the private diary of Witold Gombrowicz provides unparalleled insight into the life of one of Poland's great twentieth-century novelists and dramatists. But this is not literature. Instead: here he is, completely naked. [more]

Literary perspectives
The re-transnationalization of literary criticism

http://www.eurozine.com/comp/literaryperspectives.html
Eurozine's series of essays aims to provide an overview of diverse literary landscapes in Europe. Covered so far: Croatia, Sweden, Austria, Estonia, Ukraine, Northern Ireland, Slovenia, the Netherlands and Hungary. [more]

Debate series     click for more

Europe talks to Europe

http://www.eurozine.com/comp/europetalkstoeurope.html
Nationalism in Belgium might be different from nationalism in Ukraine, but if we want to understand the current European crisis and how to overcome it we need to take both into account. The debate series "Europe talks to Europe" is an attempt to turn European intellectual debate into a two-way street. [more]

Conferences     click for more

Eurozine emerged from an informal network dating back to 1983. Since then, European cultural magazines have met annually in European cities to exchange ideas and experiences. Around 100 journals from almost every European country are now regularly involved in these meetings.
Law and Border. House Search in Fortress Europe
The 26th European Meeting of Cultural Journals
Conversano, 3-6 October 2014

http://www.eurozine.com/comp/conversano2014.html
Eurozine's 2014 conference in southern Italy, not far from Lampedusa, addressed both EU refugee and immigration policies and intellectual partnerships across the Mediterranean. Speakers included Italian investigative journalist Fabrizio Gatti and Moroccan feminist and Nobel Peace Prize nominee Rita El Khayat. [more]

Multimedia     click for more

http://www.eurozine.com/comp/multimedia.html
Multimedia section including videos of past Eurozine conferences in Vilnius (2009) and Sibiu (2007). [more]


powered by publick.net