Nuk mund t'i qasesh dot letersise i mllefosur
Ndersa perpiqeshim me Roland Tashon te realizonim nje album udherrefyes mbi jeten dhe vepren e shkrimtareve shqiptare, ku mbizoteronte fotografia dhe si symbol kishim karrigen letrare ku pozonin njerezit e letrave dhe linin nenshkrimin e tyre, nje mik i perbashket, pasi pa nje liste te paperkryer qe kishim bere me emrat qe do te figuronin ne album (ku ishte dhe emri i tij) shpertheu ne pyetje dhe gjykime te gatshme, pa na pare drejt ne sy (thuhet se eshte menyra me e mire per te imponuar nje mendim) :"E si do t'i gjykoni veprat e tyre, mbi ç'baza do ta beni perzgjedhjen? Si do te jete renditja? Shoh qe jane prape po ato emra qe kane qene edhe dje... te aksh epoke...Po ndertoni nje system vlerash? Ju po i mitizoni disa..." e plot te tjera. Nuk di se ç'mermerita ne forme pergjigje per serine e pyetjeve dhe gjykimeve te mikut, diçka si "...eshte thjesht nje udherrefyes dhe nuk pretendon te hyje me thelle, (ndonese vete fjala udherrefyes pretendon jo pak)" dhe u mundova te mos hap diskutim, e para sepse kam bindjen qe asnje diskutim nuk sherben per te zgjidhur probleme, por vetem e vetem per te bere gare kapacitetesh intelektuale "e kjo ma shpif per vdekje!) dhe e dyta sepse do te dilja e humbur, pasi kur e dua nje pune qe bej, besoj ne te dhe ky eshte nje handicap ne kesi rastesh, aq me teper kur ende nuk e kam mesuar tekniken e te paturit te drejte ne diskutime. Gjithsesi, u persiata gjate mbi ato qe tha miku.
Kishim menduar se ishte pune e lavderueshme perpilimi i nje albumi te tille, kishim pare nderkohe dhjetra albume shkrimtaresh te vendeve te tjera dhe e kishim ndjere te nevojshem ekzistencen e tij-madje aspak nuk e kishim konsideruar si te veshtire perpilimin e listes me emrat e shkrimtareve te albumit, i kishim kriteret: shkrimtaret tane ishin gjalle dhe lexoheshin dhe pike. Ishte nje e vertete e shpallur, per kete qeme te sigurte, nje e vertete te cilen ne e shpallnim edhe nje here. Asnje merite tjeter nuk kishim perveç qemtimit te nje biografie te shkurter te veprave dhe fotografise. Porse gjykimi i shkrimtareve, gjykimi i letersise nga pozita jashte letrare siç qemtimit te nje biografie te shkurter te veprave dhe fotografise. Porse gjykimi i shkrimtareve, gjykimi i letersise nga pozita jashte letrare siç e nenkuptonte miku yne, me ngjan i pamundur, i pamundur dhe i frikshem si term, i pamundur gjer edhe si veprim (sa e sa here e pata shprehur bindjen time se letersia nuk mund te nxirret perpara bankes se te akuzuarve) njelloj sikur te gjykosh shpirtin.
Nga ana tjeter ndarja ne shkrimtare dhe letersi e sotme, letersi e se kaluares, shkrimtare te periudhes se luftes, letersi e epokes socialiste se bashku me nje renditje datash dhe faktesh mund t'u sherbeje historianeve te letersise per ta patur me te lehte studimin e saj, apo edhe shkollareve ne mesimin e letersise, por kurresesi per te percaktuar vlerat e letersise dhe gjithkoheshmerine e saj-e si mund t'i perkase vetem nje epoke te caktuar nje veper letrare, si mund te kete fatkeqsine te jete e denuar te perkoje pikeperpike me nje kohe te dhene qe iken e nuk vjen me, nderkohe qe vete letersia tenton perjetesine? Vargjet : Se s'dashuroja as une, as ti/por dashuronte dashuria/ nje dashuri/nje fshehtesi/ m'e fshehur se fshehtesia mund te jene shkruar para nje mije vjetesh, por mund te jene shkruar edhe kete mbremje.
E megjithate kjo ndarje perdoret jo rralle sot ne vendin tone si nje arme eleminimi ne luften e shpikur te letersise, ku krijues te gjymtuar dhe shkrimtare medioker me emrin gjenerik berrylsa letrare, perpiqen me çdo kusht te gjejne nje vend per vete ne letersi duke i hedhur ne gremine te tjere, a thua se letersia na qenka nje cope xhungel e rrethuar e qeverisur nga darvinizmi. Pasi e ngujosin letersine ne qerthullin e ngurte te epokave me pak pluhur harrese persiper, e pse jo me pak perçmim, berrylsat letrare zene e gjykojne opinionet e krijuesit, ideologjine dhe bindjet e tij-herezi qe i denon me diegie ne turre drush veprat e tyre.
Por se çdo shkrimtare ka nevoje per burimin e tij te frymezimit, qofte kjo ideologjia komuniste, ideali i demokracise, i kristianizmit apo i kapitalizmit-dhe kjo perben opinionin, i cili eshte kalimtar dhe i ndryshem pergjjithesisht, ne çdo hap te formimit apo jetes se tij si krijues. Ndoshta eshte ideali komunist (nuk e di) qe e formoi, te pakten si poet, Dritero Agollin, ai qe, ndoshta, burimi i pare i frymezimit per te. Une nuk besoj te komunizmi, por besoj te poezia e Agollit.
Kur e dua nje shkrimtar, kjo nuk do te thote se une dua apo besoj ne opinionin e tij; ne fund te fundi, e si mund t'i besosh nje gjeje kaq lojcake dhe te siperfaqshme sa opinioni? Dhe si mund ta gjykosh nje krijim letrar nepermjet opinionit, besimit, apo burimit te frymezimit te krijuesit te tij?
Sa shume do te donim te vendosnim ne Udherrefyesin tone krijuesit e "boom"-it letrar qe pritem, u bene dhjete vjet pas shembjes se ideologjive te medha, opinionit unik, pas çlirimit shpirteror. Porse, per fat te keq nuk u krijua ndonje letersi e re e madhe; ishim aq te deshiruar per te, sa fantazia na punonte ethshem dhe mendonim (peshperisnim zera qe me pare) se nga muret e burgut politik, prej vuajtjes dhe dhembjes do te dilnin veprat e medha-patem, ne te vertete vepra dhe deshmi te vuajtjes dhe dhembjes, por jo kryevepra letrare. Mesa duket letersia u bindet te tjera ligjesive. Dhe ç'e sundon sot tregun shqiptar, (pa mohuar, domosdo, vepra te mira te mira letrare): hegjemonia e poezise e kerkon vetem te çudise, qe perserit eksperimentet poetike te viteve tridhjete dhe pesedhjete ne Europe e nuk komunikon ndjenje dhe e perkthimit te perçudnuar. E perveç kesaj nje fryme djajsh flatron ajrit dhe moleps shumekend dhe ben qe letersise t'i aviten gjer dhe krijues letrar, me zemerate dhe zemermllefosur, te frustruar dhe nihiliste dhe jo me dashurine dhe tolerancen qe ajo meriton.
Sidoqofte ne kemi vendosur ta nxjerrim ne drite Udherrefyesin tone, duke shpallur edhe nje here te vertete, nje te vertete.













